Pesë anëtarë të Kongresit amerikan kanë dalë pozitiv me koronavirusin e ri.kongresi
Kongresisti amerikan, Mike Kelly 71 vjeç (republikan nga Pensilvania) konfirmoi se ka dalë pozitiv me koronavirus, pasi gjatë javës kishte pasur simptomat e parë të sëmundjes COVID-19.
Njoftimi i kongresistit Kelly vjen një ditë pasi përfaqësuesi demokrat nga Karolina e Jugut, Joe Cunningham tha se është infektuar me koronavirusin e ri.
Cunningham tha se është në vetizolim prej 19 marsit, kur kishte kuptuar se ka qenë në kontakt me një ligjvënës që ka rezultuar pozitiv.
Senatori republikan, Rand Paul, përfaqësuesi demokrat Ben Mcadams dhe republikani Mario Diaz-Balart, po ashtu kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Të paktën 26 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan janë në vetizolim, pasi kanë pasur kontakte me njerëz që janë infektuar.
Në Shtetet e Bashkuara janë 104,82 raste me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 1,711 persona kanë vdekur nga virusi.
Kongresi amerikan ka ndarë 2,2 trilionë dollarë për një ligj të ndihmës për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ky ligj u nënshkrua më pas nga presidenti, Donald Trump. REL
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përshkallëzuar tensionet në Lindjen e Mesme duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si “kërcënimin…
Milot Rashica mund të kalojë në Serie A, ku sipas raportimeve nga mediat turke, skuadra italiane Genoa ka bërë një…
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj pas një martese disa vjeçare vendosen t’i ndajnë rrugët me njëri tjetrin. Dikur, aktori kishte…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhet e 11 majit, Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet…
E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani në drejtimin e ish-trajnerit të Interit Simone Inzaghi morri trajtën e një “ekuacione…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako, ka njoftuar një zhvillim të ri në karrierën e saj muzikore. Ajo i është…