Ispektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur një restorant në Gjirokastër, pasi kishte thyer rregullat e vendosura nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend.
Mësohet se subjektit me iniciale S.C, bar-restoranti është gjobitur me vlerën 10 milionë lekë të vjetra, pasi ditën e sotme po kryente aktivitet normal të shërbimit, megjithëse urdhri është që çdo restorant duhe të qëndrojë i mbyllur.
Kujtojmë se Policia e Shteti ka sqaruar qytetarët se:
Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.
Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore.
NUK lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.
Pas orës 13:00 NUK lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë.
Pas orës 13:00 NUK lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci.
Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por JO për të tregëtuar.
NUK lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Një padi e Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO-së ndaj Argita Malltezit (Berisha) vajzës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, pritet të vendosë…
Mungesa e dokumentacionit vijon të mbetet një ndër gangrenat kryesore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sa herë që qytetarët paraqiten…
Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në Korçë, në afërsi të gjykatës, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.…
Mediat në Kosovë, njoftojnë se është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka rikthyer komunikimet e tij të drejtpërdrejta me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes rubrikës…
Deputeti Dash Sula, i cili u la jashtë listave të mbyllura të PD, tha se provat janë brenda kutive në…