Të martën që lamë pas, moderatori i famshëm italian, Piero Chiambretti dhe nëna e tij e moshuar, Felicita, mbërritën me ambulancë në spitalin Mauriziano në Torino.
Ata kishin rezultuar pozitivë ndaj virusit vdekjeprurës Covid-19.
Megjithatë, askush prej tyre nuk ishte në gjendje të rëndë, ndërsa u izoluan dhe iu nënshtruan mjekimeve të nevojshme.
Mirëpo, pas disa ditësh betejë me virusin, mamaja e moderatorit ka ndërruar jetë.
Ajo s’ka mundur t’i bëjë ballë më gjatë epidemisë dhe ka humbur jetën në moshën 84-vjeçare.
Lajmin e hidhur e dha aktorja e njohur Vladimir Luxuria, nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për mamanë e Piero-s, Felicita. Ajo nuk ia doli dot.”-ishin fjalët e saj në postim.
Ndërkohë, moderatori po qëndron ende në spital, në kujdesin e mjekëve.
Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Shqipërisë në “Air Albania” në…
Para pak minutash, ka nisur në Apelin e Posaçëm, seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn. Veliaj nuk është i…
Princi William bëri një paraqitje të rëndësishme solo më 8 qershor në Monaco, duke theksuar gjithnjë e më shumë rolin…
Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit, kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve,…
Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare pas barazimit me Shqipërinë në Tiranë (0-0). Në të është…
Së fundmi influencerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha është përfolur se ka nisur një histori të re dashurie, pas ndarjes…