Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të mediave së fundmi, pasi gjatë periudhës së karantinës konfirmuan lidhjen e tyre.
Ata ndajnë herë pas here momente të ëmbëla nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shkaktuar jo pak të qeshura.
Ditët e fundit, Jonida Maliqi ka dhënë një intervistë, ku ka folur për shumë gjëra private që ishim tepër kuriozë t’i mësonim, siç është për shembull marrëdhënia që ajo ka me prindërit e Romeos.
E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka treguar se kanë një raport shumë solid dhe me vjehrrë ruan një raport shumë të mirë, teksa shpregu vlerësimet e saj për prindërit e partnerit.
“Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide.”
Ndër të tjera, ikona e modës në vendin tonë tregoi se ka gati dy produksione, dhe për një prej tyre po bashkëpunon me Romeon.
“Kam një këngë që ka dalë nga studio, një bashkëpunim me një artist xhamajkan që jeton në Kanada, dhe na ka ngelur videoja pa xhiruar prej situatës së krijuar nga pandemia. Paralelisht po punoj me një material tjetër muzikor dhe Romeo po shkruan tekstin e saj”,- ka thënë Jonida.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…