Categories: Uncategorized

Nuk e lanë të varroste të motrën, tenton vetëvrasjen i burgosuri

Brunilda Kovaçi u vra në mënyrë barbare në Franë nga një klient i cili e la në një pyll, gjysmë të djegur.

Vëllai i saj, Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin. Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes.

Të lidhura

None found

Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut,të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet në Sallën e Operacionit. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se,ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas mjekimit tē marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk ju dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën.

32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “vrasje” 8-vite më parë.

Gjatë paradites së sotme, nëna e tij kërkoi publikisht pjesëmarrjen e djemve të burgosur në varrimin e Brunildës.

“Kërkojmë djemtë që të varrosin motrën e tyre të dashur. Vini dorën në zemër se një motër e kishin. Ia masakruan atje, të mos vijnë edhe vëllezërit është turp i Zotit”, u shpreh ajo.

të fundit

Demichelis pranon superioritetin e Real Madridit: Cilësia e tyre individuale është e vështirë për t’u përballuar

Trajneri i Leipzigut, Martin Demichelis, ka komentuar humbjen 4-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e Ligës së…

29 seconds ago

Kryeministri i ka përqeshur qytetarët, tani kërkon dialog/ Protestuesi ironizon paralajmërimet për masa ndëshkuese nga Rama: Jam më i shqetësuar që s’do kem akses në tren

Këtë të enjte, në një prononcim për News24, një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama, i ka përqeshur qytetarët për…

3 minutes ago

Acura zgjeron gamën dhe synon 200 mijë shitje në SHBA deri në fund të dekadës

Prodhuesi japonez i veturave luksoze Acura po përgatit një zgjerim të rëndësishëm të gamës së tij, me synimin për të…

9 minutes ago

Përparim Rama synon drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…

12 minutes ago

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 77 milionë lekë, dyshohet se ka ardhur nga trafiku i lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…

13 minutes ago

Irlanda po shqyrton shtimin e trupave në misionin e KFOR-it

Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë,…

21 minutes ago