Tre të rinjtë të cilët grabiën shtëpinë dhe vranë Drita Saliajn në Mallakastër janë lënë në burg nga Gjykata.
Ngjarja ndodhi në 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallkastrës.
None found
Abcneës.al se Ervis Zotaj nuk ka pranuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë.
“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen“, është shprehur ai para gjykatësve, kurse Luis Saliaj është shprehur se ka qenë në dijeni të vrasjes së Drita Saliajt, por se nuk kishte gisht në të.
Kurse Lusi Saliaj tha: Kam qenë jashtë kur ndodhi vrasja e Dritës.
Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj kanë bërë deklarata kontradiktore para gjykatësve, gjë e cila duket se do të rëndojë gjendjen e tyre.
Tre të rinjtë janë përfaqësuar nga avokatë të caktuar nga gjykata pasi janë braktisur nga familja.
Ngjarja
Më datë 5 Janar, në mbrëmje 3 persona kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt e cila jetonte e vetme në Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Mendohet se Drita u ka servirur edhe kafe “mysafirëve” të cilët ishin aty me qëllimin për ta grabitur. Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Familjarët janë alarmuar pasi Drita nuk përgjigjej në telefon. Më datë 6 Janar ata kanë denoncuar në polici, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët. Ata janë: Luis Saliaj 16 vjeç (nipi i bashkëshortit të viktimës) Sindi Shehaj 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç.
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…
Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka vlerësuar se mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo, duhej të ndëshkohej me karton të verdhë…
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah një histori të raportuar të kërcënimeve,…
Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Dr. Klodian Allajbeu, shkruan në gazetën britanike “The Independent” se investimet në arsim, bursat…