Categories: Uncategorized

Njoftim i rëndësishëm për ata që do fluturojnë drejt Athinës

Si pasojë e masave të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të gjithë ata që do të fluturojnë drejt Greqisë nga data 17 shkurt deri më 31 gusht, dhe kanë leje qëndrimi në Greqi ose pasaportë të BE, duhet të paraqesin testin për Covid-19 i kryer 72 orë para udhëtimit.

Kjo thirrje është bërë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, teksa sqarohet se nga ky kusht përjashtohen pasagjerët që do të kalojnë transit në Greqi dhe fëmijët deri në 10 vjeç.

Të lidhura

None found

“Në vëmendjen e pasagjerëve që fluturojnë për në Athinë nga 17 Gusht – 31 Gusht

Aegean Airlines deklaroi sot, se pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë të detyruar të shfaqin testin molekular negative (pcr) për Covid-19, të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi. Kjo çertifikatë, në anglisht, duhet të përmbajë emrin dhe pasaportën ose numrin e identitetit të personit dhe të cilin ata i shfaqin pranë oficerëve të sekretarisë së përgjithshme për mbrojtjen civile, pas mbërritjes në Greqi.

Linjave ajrore u kërkohet të verifikojnë këtë certifikatë para se të hipin në avion dhe në mungesë të kësaj certificate, pasagjerët nuk e kanë të mundur udhëtimin.
Pasagjerët e përjashtuar për të shfaqur provë molekulare negative (pcr) për Covid-19 në lidhje me fluturimet nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta Suedia, Belgjika, Spanja, Hollanda, Republika Çeke, dhe Maqedonia veriore janë më:

Pasagjerët në Transit (fluturime ndërkombëtare dhe mos largimi nga ambientet e aeroportit)
2. Fëmijët deri në 10 vjeç.

Para check-in:
• Eshtë e detyrueshme që të gjithë pasagjerët në fluturimet ndërkombëtare të plotësojnë formularin elektronik të pasagjerëve të lokalit të botuar në: https://travel.gov.gr një ditë më parë para mbërritjes.
• Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Hellenike për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes.
• Pasagjerët duhet të mbajnë dhe të jenë në gjendje t’i demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes”, thuhet në njoftim.

të fundit

Hyundai zbulon Elantra 2027 me pamje krejt të re dhe kabinë të ridizenjuar

Markat jug-koreane janë të njohura për ripërpunimin e dizajneve të makinave të tyre kur mbërrijnë modele të reja, dhe Elantra…

4 minutes ago

“Parlamenti vulos vendimet e Ramës”, Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS

Media britanike Britannia Daily, i ka kushtuar një intervistë deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka lëshuar disa nga…

8 minutes ago

Mexhiti: Pas 24 muajsh, ndryshimi nuk mbetet slogan, por është bërë realitet

Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se vendi po kalon një fazë të re politike, ku…

10 minutes ago

Përplasen tre mjete pranë Maminasit në autostradën Durrës–Tiranë, dy të lënduar

Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave…

13 minutes ago

Napoli futet në garë për Ernest Muçin, 16 milionë euro ofertë zyrtare për yllin shqiptar

Ernest MuçiErnest Muçi u ble përfundimisht nga Trabzonspor, me këta të fundit që paguan 8 [...]Read More...

13 minutes ago

Ish-kreu i Policisë së Vlorës arrestohet pas përplasjes për pronën, në pranga edhe 4 persona të tjerë

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Sokol Mulosmani ka rënë në prangat e policisë pas një konflikti për çështje pronësie me…

17 minutes ago