Categories: Uncategorized

Njihuni me trajnerin “adoleshent” të Champions, fitoi bastin pas lajmit të doktorëve

Doktorët janë personat e fundit për të cilët duhet të flisni me Julian Nagelsman, pasi i urren nga përvoja e tij personale. Ndoshta edhe më të drejtë, pasi si mund të duash dikë që të jep vetëm lajme të këqija?

Nagelsman kishte marrë shumë të tilla prej tyre, derisa në një moment i vjen edhe lajmërimi i fundit teksa ishte duke luajtur me Munich 1860. “Me shumë mundësi nuk do të luaj më në futbollin profesionist. Por nëse nuk ia dola dot si lojtar, do ia dalë si një trajner i Bundesligës”, kështu e kujton Christian Traesch bisedën me Nagelsman teksa ishin shok skuadre.

Të lidhura

None found

Pra për Julian dorëzimi ishte gjëja e fundit që dërgohej në mend, duke provuar çdo rrugë të mundshme për të mbërritur te suksesi. Ashtu edhe do të ndodhte, ku pas 9 vitesh e bën realitet ëndrrën e tij për të debutuar në Bundesligë.

Jemi duke folur për trajnerin e Leipzig, që sot do të përballet në çerekfinalen e “Champions League” përballë Atletiko Madridit. Mosha e Nagelsman është vetëm 33-vjeç dhe është trajneri më i ri i këtij kompeticioni dhe i futbollit në Gjermani. Pra shumë lojtarë në fushën e lojës do të jenë në moshë më të madhe edhe se vetë trajneri.

Në moshën 28-vjeçare erdhi debutimi në Bundesligë si trajner me Hoffeneim, ndërsa vazhdoi suksesin me Leipzig duke dalë së fundmi i treti në kampionat dhe duke e dërguar tek 8 më të mirat e Europës. Një motivim i madh për të gjithë të tjerët se nuk duhet të dorëzohen kurrë pavarësisht vështirësive të sjella, ndërsa nga ana tjetër edhe një mesazh se idetë e reja në futboll korrin gjithmonë sukses.

/Sport Ekspres/

të fundit

After a seven-hour hearing, Arben Voja and two others remain in prison

Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori…

6 minutes ago

Italy supports Germany joining GCAP, a fighter jet project worth more than €100 billion

Italia ka dhënë sinjalin zyrtar të gatishmërisë për përfshirjen e Gjermanisë në programin GCAP (Global Combat Air Programme), një nga…

6 minutes ago

Young people attack a driver in New York and film the incident; he drives over a motorcycle to escape

Një skenë dhune është regjistruar në Nju Jork, ku një grup prej rreth 12 të rinjsh me motorë ka rrethuar…

7 minutes ago

Spiropali alleges pressure and blackmail: People show up at relatives’ doors when we talk about “the boss

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke…

7 minutes ago

Trump again asks the Supreme Court to limit judges’ rulings against the federal administration

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër nismë për të kufizuar fuqinë e gjyqësorit, duke kërkuar nga Gjykata e…

7 minutes ago

BBC investigation reveals fabricated artistic credentials for UK visas

Një skemë që synon të tërheqë artistët dhe profesionistët më të talentuar në Britaninë e Madhe, po shndërrohet në një…

7 minutes ago