Edhe pse e re në moshë, Ajlin Alfredaj ka 7 fëmijë dhe ka zbuluar se dëshiron edhe një tjetër.
27 vjeçarja ka treguar se Zoti e ka bekuar me 3 palë binjakë dhe një tek. “Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjeç. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vjeç. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjeç, dhe Kenza është tek, 3 vjeçe”, ka thënë ajo.
Por pavarësisht se është nënë e 7 fëmijëve, kjo nuk e ka penguar aspak që të rritet profesionalisht. Ajlin ka përfunduar 2 fakultete, një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë. Ndërkohë momentalisht punon si juristë pranë hipotekës së Bajram Currit.
Kjo histori frymëzuese e “Borëbardhës me 7 fëmijë” është publikuar gjithashtu në kanalin zyrtar të Top Channel në “Youtube”, e cila brenda 24 orëve ka marrë mbi 200 mijë view. Gjithashtu edhe komentet janë të shumta, ku njerëzit përgëzojnë çiftin e ri për krijimin e një familje kaq të bukur dhe të lumtur.
Ndërkohë gjatë intervistës, 29-vjeçarja ka treguar se bashkëshorti i saj, Alfredi, është ndihma më e madhe që ata ja dalin suksesshëm në mbajtjen e familjes kaq mirë. Madje ai ka rrëfyer edhe sfidat më të mëdha që kanë kaluar gjatë viteve të martesës.
“Me Ajlin kemi kaluar shumë sfida, por më e madhja ishte kur na u sëmur Ajseli. Kur e sheh fëmijën tënd që është vetëm në dorë të Zotit, të priten këmbët nga pafuqia. Por ia dolëm, vajza tani është mirë”, ka thënë Alfredi.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…