15 ministra të qeverisë polake janë futur në karantinë pasi u konfirmuar pozitiv me koronavirus një kolegu i tyre. Bëhet fjalë për ministrin e Mjedisit të Polonisë, Michal Wos, i cili doli pozitiv mbrëmjen e së hënës, shkruan albeu.com.
Ministrat janë futur në karantinë pasi kishin zhvilluar një mbledhje qeverie më datë 10 mars.
Ndërkohë, mësohet se 9 nga 24 ministrat bashkë me kryeministrin nuk kishin qenë në atë mbledhje, kurse atyre që gjenden në karantinë u janë marrë tamponët dhe priten të dalin rezultatet, raporton BBC.
Polonia tani ka 177 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 4 të vdekur. /albeu.com
Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur…
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Gjatë orë të fundit janë regjistruar…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit tek "Ura e Vashës". Bëhet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Levan-Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Bëhet…
Sot u përhap një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu, një emër i madh dhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u…