Categories: Uncategorized

Njerëzit humbën punët dhe bizneset falimentuan, por këta 10 miliarderë panë “ditë të bardha” nga COVID-19

Pasi më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi COVID-19 pandemi, tregjet e bursës ranë në të gjithë botën dhe indeksi Doë Jones regjistroi valën më të keqe të shitjeve që prej 1987.

Ndërkohë që aktivitetet e shumë kompanive ndalën, të tjera nuk kanë pasur kurrë probleme, përkundrazi, janë rritur në mënyrë konstante.

Të lidhura

None found

Aksionet e këtyre shoqërive, që po bëjnë një punë të nevojshme për të mposhtur virusin, janë rritur në mënyrë të ndjeshme në javët e fundit, duke krijuar një miliarder të ri dhe duke rritur pasurinë e të paktën nëntë të rejave.

Fituesi absolut është miliarderi i ri, Stéphane Bancel, CEO i Moderna, me seli në Cambridge, Massachusetts, kompania e parë që nisi testet te njerëzit për një vaksinë ndaj COVID-19, më 16 mars në Seattle. Kur OBSH e shpalli koronavirusin pandemi, pasuria neto e Bancel ishte rreth $ 720 milionë.

Që prej atëherë, aksionet e Moderna janë rritur më shumë se 103% duke e çuar pasurinë e Bancel në 1,5 miliardë dollarë. Bancel iu bashkua për herë të parë rangjeve të miliarderëve më 2 prill, kur aksionet e Moderna u rritën në linjë me lajmin kur kompania po planifikonte të niste testin për fazën e dytë të vaksinës së saj.

Këta dhjetë miliarderë në sektorin e shëndetësisë kanë fituar në total më shumë se 7 miliardë dollarë që kur OBSH e deklaroi COVID-19 pandemi globale më 11 mars.

Bancel është ai i cili ka pasur fitimet më të mëdha në termat e përqindjes, me një pasuri neto në rritje me 109% në javët e fundit. Në vend të dytë, sipërmarrësi Gustavo Denegri, pasuria neto e të cilit është rritur me 32%, ose 1,1 miliardë $, falë 45% të aksioneve të saj në kompaninë bioteknologjike italiane DiaSorin.

Fitimet më të mëdha në dollarë kanë qenë ato të miliarderit francez Alain Mérieux, themelues i kompanisë prodhuese të testeve diagnostikuese BioMérieux (deri më 2011 ka qenë CEO i Bancel), dhe të Seo Jung-Jin, CEO i shoqërisë biofarmaceutike koreanojugore Celltrion, që së bashku janë dy më të pasurit, me 1,5 miliardë dollarë krahasuar me 11 marsin.

BioMérieux dhe DiaSorin janë protagonistë në garën për realizimin e testeve diagnostikuese për COVID-19.
Dhjetë miliarderët janë nga shtatë vende të ndryshme – veç dy janë amerikanë Leonard Schleifer e George Yancopoulos, nga shoqëria e farmaceutikës Neë York Regeneron. /Monitor/

të fundit

Dosja hetimore/ SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania “Lura” në Lalz

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),  ka kontrolluar deri më tani 17 biznesmen dhe mbi 30…

3 minutes ago

Mickoski pret ulje të çmimit të dizelit me 7 denarë dhe të benzinës me 4 denarë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski sot paralajmëroi ulje të ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës nga e hëna, kur…

7 minutes ago

Besëlidhja zyrtarizon Jesus Manuel Zabala Guillin, ish-mbrojtësi i Atleticos firmos me lezhjanët

Jesus Manuel Zabala GuillinJesus Manuel Zabala Guillin është futbollisti më i ri i Besëlidhjes [...]Read More...

10 minutes ago

Xhemaili për Xhakën: Në futboll duhet të dish të pranosh kritikat

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, tani ekspert i mediumit zviceran Blick, Blerim Xhemaili ka vlerësuar performancën e ekipit kombëtar Helvetik në episodin…

11 minutes ago

Kërçeli ironizon Hotin pas deklaratës për protesta: “Sheshet do të mbushen”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qasjen e institucioneve ndaj projektit të gazit, duke e cilësuar të papranueshme…

26 minutes ago

Berisha: Sot po vërshojnë qytetarët nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, protesta, shpëtimtare për Shqipërinë

Ditën e sotme, kreu i demokratëve, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësin e tij online ka deklaruar se protestat…

27 minutes ago