Categories: Uncategorized

Njëherë ligat e më pas garat evropiane

Anëtarja e Këshillit të FIFA-s, Evelina Christillin, ka lënë të kuptohet se plani është të shtyhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës deri atëherë kur të kompletohen ligat nacionale evropiane.

Ka një muaj që thuajse i gjithë sporti në Evropë është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nuk është e qartë se kur do të vazhdojë edicioni 20192020.

Është raportuar që garat nacionale do të kompletohen së pari e më pas Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës. Me shumë mundësi do të luhet vetëm nga një ndeshje mes skuadrave, në terren neutral.

“Shëndeti dhe siguria vijnë në rend të parë”, ka thënë italiania Christillin për Radio Punto Nuovo.

“Pesë ligat e mëdha evropiane duan të përfundojnë kampanjën e tyre, por askush nuk planifikon të mos iu përmbahet qëndrimeve të qeverive dhe autoriteteve lokale”.

Disa klube në Itali kanë tentuar të vazhdojnë stërvitjet, por janë bllokuar nga dekretet qeveritare. Të paktën deri më 4 maj në Itali nuk do të vazhdojnë stërvitjet. Në Gjermani skuadrat kanë vazhduar me stërvitje javën e kaluar, por në grupe fare të vogla.

“Varet nga qeveria e secilit vend. Teorikisht është e mundur të vazhdohet me stërvitje kur të kalon koha e paraparë me dekrete, por nuk e di nëse do të jetë e mundshme që stërvitjet të vazhdojnë në gjithë Evropën në të njëjtën kohë. Do të ketë një video-konferencë më 22 prill me përfaqësuesit e 55 vendeve anëtare të UEFA-s dhe një ditë më pas do të takohet Komiteti Ekzekutiv. Do të informohemi për atë që do të diskutohet me vendet anëtare”, ka thënë Christillin.

Ka ide që Serie A të vazhdoj më 31 maj dhe të luhen ndeshje çdo tri ditë deri më 12 korrik. Më pas Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të mund të kompletoheshin deri në mes të gushtit.

“Është një plan, por prioritet është shëndeti. Më pas duhet të vazhdojnë edicioni dhe në fund të kompletojmë garat evropiane në gusht. Ka shumë vështirësi organizative, por presidenti Gianni Infantino ka konfirmuar se do të ketë ndihmë për klubet me probleme ekonomike”.

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

3 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

3 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

3 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

4 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

4 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

4 hours ago