Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar konfirmimin e katër fluturimeve vajtje-ardhje për ditën e sotme.
Nëpërmjet një shënimi në facebook, TIA shkruan se për ditën e sotme janë konfirmuar fluturimet në Vjenë, Romë, Milano dhe Bjellorusi.
None found
TIA i ka bërë me dije qytetarëve se fluturimet kanë nisur vetëm për qytetarët që janë rezidentë në një nga vendet e BE-së, apo kanë pasaportë të jashtme.
Njoftimi
Fluturimet e konfirmuara 16.06.2020
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë:
✈️ Ëizz Air – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim
✈️Air Albania – Fluturimi për në Romë dhe kthim
✈️Air Albania – Fluturimi për në Milano dhe kthim
✈️ Belavia Airline – Fluturimi për në Bjellorusi dhe kthim
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Tirana International Airport
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur brenda një pusi…
Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person Më 27.10.2026, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar…
Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë…
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të…
Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...] Read More... The post Rritet në 86 numri i të…