Categories: Uncategorized

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, kush e përfiton falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mborjtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka folur sot nga Poliklinika Qendrore në Tiranë lidhur me vaksinimin kundër gripit.

Manastirliu ka sqaruar se procesi filloi me personelin shëndetësor teksa shtoi se janë siguruar disa herë më shumë vaksina se një vit më parë.

“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksnimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët”, tha Manastirliu.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, theksoi se ka mbërritur sasia e parë në kohë edhe pse në situatë pandemie dhe do të vijohet me ardhjen e dozave të tjera, sipas planit.

“Këtë vit, përveçse shumëfishimit të numrit të vaksinave, duhet të mbajmë parasysh që në periudhën e pandemisë dhe globalisht, dërgesat vaksinale bëhen me porcione. Ne kemi marrë pjesën e parë dhe siç edhe e kemi gjykuar bazuar mbi ligjin e sëmundjeve infektive, fillojmë me punonjësit shëndetësor, të cilët siç e pamë edhe sot e kanë filluar vaksinimin”, tha Fico.

Përgjegjësja e Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, tha se nga vaksinimi do të përfitojnë disa grupe risku dhe në këtë situatë të shkaktuar nga COVID19, vaksinimi do të jetë një masë parandaluese që këto grupe risku të mos infektohen nga virozat që qarkullojnë meqënëse qarkullojne paralelisht me COVID19.

Vaksina kundër gripit është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale katër herë më shumë se një vit më parë dhe do të vijë të kryhet pas personelit shëndetësor edhe për grupet e tjera të riskut, falas, pranë qendrave shëndetësore, sipas një kalendari të përcaktuar nga vetë strukturat e shëndetësisë. Do të jenë mjekët e familjes që do të thërrasin personat e riskuar për kryerjen e vaksinës, sipas parashikimeve.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

8 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

28 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

59 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago