Categories: Uncategorized

Nga sot, nis lëvizja me taksi: Rregullat që duhen zbatuar

Duke qenë se prej ditës së sotme, mund të lëvizet me taksi, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugore ka nxjerrë udhëzimet dhe rregullat që duhet të zbatohen.

Sipas rregullit, shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maskë dhe në taksi lejohet vetëm një klient, por këtu përjashtohen rastet kur klienti shoqërohet nga familjarë apo kur shoqëron persona me aftësi të kufizuara.

Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!

Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.

Udhëzimi

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19!

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!

Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.

Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.

të fundit

Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë (VIDEO)

Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…

13 minutes ago

Gazment Bardhi: Të mblidhet Këshilli i Mandateve, Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…

21 minutes ago

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…

55 minutes ago

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

59 minutes ago

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

1 hour ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

2 hours ago