Categories: Uncategorized

Nga këshillat e hallës te kavanozat bosh, situatat që i kuptojnë vetëm studentët që ikin larg shtëpisë

Kujtdo që i ka rastisur të ndjekë studimet larg shtëpisë, në një qytet tjetër të Shqipërisë, i kupton më së miri situatat e mëposhme.

Parapërgatitja shpirtërore

Kjo është një fazë që nis herët, qysh me fillimin e vitit të tretë në gjimnaz. Nëpër bisedat familjare është e pamundur që të mos përmendet fakti se së shpejti filani/ja do të shkojë në universitet. “Me kujdes andej,” rastis të të thotë halla. “E vendose për çfarë do të vazhdosh?”, “Po ku do rrish, në konvikt apo do të merrni shtëpi me qera,” “Kur e filloni shkollën ju?” janë disa nga pyetjet, të cilave të duhet t’u gjesh përgjigje, ndonëse vetë je i/e paqarte.

Parapërgatitja materiale

Nuk dimë të themi nëse është karakteristikë e nënave shqiptare, por largimi në universitet shoqërohet me një mori blerjesh, në të shumtën e rasteve – të panevojshme. Sa më shumë afron tetori, aq më shumë rriten shpenzimet për blerjet. Rastësisht, batanijet janë të vjetra dhe duhen blerë të reja. Pizhamave të vjetshme u ka dalë boja. Epo edhe një set me çarçafë nuk do të ishte keq. Pak orë para se të largohesh nga shtëpia, ti e gjen veten me një mori plaçkash, për të cilat as që ja kishe idenë se të nevojiteshin.

Momenti dramatik – largimi

Momenti i largimit është i denjë për një skenë Bollywood-i. Nuk mungojnë të qarat, përqafimet dhe këshillat. Ndodh që aty të jetë edhe komshia, që po ashtu qan. Sidoqoftë, përtej humorit, është moment mëse i kuptueshëm.

Telefonatat, çdo minutë, çdo sekondë

Ti dhe prindërit e telefononi njëri-tjetrin çdo dy ose tre orë në ditë, për të paktën dy muajt e parë të largimit nga shtëpia. Mami të merr në mëngjes për të të pyetur nëse ke ikur në shkollë. Të merr në drekë, për t’u siguruar nëse ke ngrënë. Të merr sërish pasi i ngeli në mendje fakti që hëngre sufllaqe. Po kështu, sado “qejf” të jetë të qenurit i pavarur, muajt e parë janë të tmerrshëm. Me gjasë, e ke gjetur të paktën njëherë veten duke qarë sepse thjesht të mungojnë ata të shtëpisë.

Periudha e sezonit

Si vitparist/e, ti nuk ja ke idenë sezonit. Nuk di ç’të mësosh më parë. Nuk di sa dhe kur duhet të mësosh. Të njëjtin stres përjeton edhe familja, që është larg teje. “Eh, ja është me sezon tani. I/e ngarkuar shumë,” do t’i thonë ata kujtdo që do të pyesë për ju.

E premtja e bukur dhe e tmerrshme njëkohësisht

Më në fund, është e premte dhe ndodh që përgjithësisht largohesh për në shtëpi. Gëzohesh sepse do të shijosh pak gatimet e mamit, por në të njëjtën kohë e gjen veten me një grumbull çantash që duhet t’i marrësh me vete: ndonjë libër për të lexuar, disa rroba të palara që meqë të ra rruga, po i çon në shtëpi, dhe një mori sendesh të tjera.

E diela e kthimit

Të dielën, të duhet të kthehesh me disa çanta më shumë. Sigurisht që ju e dini që bëhet fjalë për ushqimet. “Hani budalliqe ju andej, ndaj mos bëj naze, por merri këto,” të thotë mami me ton qortues. Dhe ti i merr pa bërë zë. Ah, të porosit edhe të mos i hedhësh kavanozat, sepse i duhen për herën tjetër.

të fundit

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

4 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

5 hours ago

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…

5 hours ago

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…

5 hours ago

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

5 hours ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

5 hours ago