Categories: Uncategorized

Neymar heq dorë nga ‘luksi’ për Barcelonën

Neymar është duke bërë gjithçka për t’u kthyer tek Barcelona në Spanjë. 28 vjeçari brazilian është gati të pranojë edhe uljen e pagës vetëm për t’u kthyer tek katalanasit raporton “El Mundo Deportivo”.

Zgjedhje tepër e ndërlikuar, sepse nga njëra anë është PSG, që i garanton mbi 50 milionë euro në sezon, mes pagës dhe bonuseve, nga ana tjetër ekipi “blaugrana”, ku zemra e tij kërkon të kthehet, që nuk mund t’i ofrojë atij më shumë sesa përfitonte para lamtumirës, ?afërsisht pak më shumë se 20 milionë euro.

Siç thekson gazeta katalane, Neymar do të përfundojë vitin e tij të tretë të kontratës (nga pesë) me klubin parizien dhe së shpejti do të përballet me një dilemë.

PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë rinovimin me pagë 38 milionë euro në vit, plus bonuset (si imazhi i Bankës Kombëtare të Katarit), me të ardhurat vjetorë të projektuara mbi 50 milionë euro. Barça, nga ana tjetër, do t’i garantonte atij një projekt teknik, sipas dëshirës së tij, dhe në Katalunjë do të gjente miq si Messi e Piqué, të cilët po bëjnë presion shumë për kthimin e tij.

Nëse Neymar do të kthehet, do të duhet të ndodhë këtë verë. Në fakt, në vitin 2021 do të ketë zgjedhje presidenciale dhe Bartomeu do të donte që blerjen e lojtarit brazilian ta shfrytëzonte për të rritur kuotat e tij.

Përveç kësaj, kandidatë të tjerë për president, si Victor Font, kanë thënë tashmë se janë kundër kthimit të tij. Nëse Neymar dëshiron të ndjekë ëndrrën e tij për t’u kthyer me ngjyrat “blaugrana”, atëherë, ai do të duhet të marrë një vendim së shpejti.

Kriza ekonomike e diktuar nga pandemia e Covid-19 nuk do të lejojë që Barcelona të kalojë në aventurë dhe O’Ney do të duhet të jetë gati për të hequr dorë nga një shumë e konsiderueshme e pagës së tij.

të fundit

Aksidenti tragjik me tramvaj në Lisbonë/ Presidenti Begaj: Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë

Këtë të enjte, me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Presidenti i vendit Bajram Begaj, reagoi për ngjarjen…

5 minutes ago

Erion Veliaj mesazh nga burgu për vitin e ri shkollor: Im bir shkon në klasën e parë, më është thyer zemra që s’e shoqëroj dot, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka dërguar një mesazh nxënësve në nisje të vitit të ri shkollor. Kryebashkiaku Veliaj,…

25 minutes ago

SPAK i refuzoi kërkesën për takim me avokatët e huaj, kryebashkiaku Erion Veliaj ankimon në GJKKO

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme një shkresë të SPAK që refuzoi kërkesën…

57 minutes ago

Ndodh në Napoli/ Burri pl*gos gruan, ajo hakmerret dhe…

Një krim në familje tronditi Napolin në orët e para të mëngjesit, ku një grua goditi për vdekje bashkëshortin e…

58 minutes ago

Bllokohet spitali privat në Tiranë që përdorte ilaçe të skaduara, 1 mln euro evazion/ Arrestohet adiministratori, shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët (VIDEO+EMRAT)

Këtë të enjte, Policia e Tiranës, ka finalizuar operacionin “Bilanci”, ku është arrestuar administratori i spitalit privat “Sante Plus Albania”,…

1 hour ago

Drafti për Kodin e ri Penal/ Ulsi Manja: Roli i ministrisë është ai i porositësit, do ta përmbushim detyrën derisa të hyjë në procedurën parlamentare

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, theksoi se Ministria qe ai drejton është institucioni që ka porositur hartimin e drafti te…

2 hours ago