Categories: Uncategorized

Neritan Ceka sulmon hapur Sorecan: Po vjedh 6 milion euro me një njeriun e tij nga Bologna

Studuesi Neritan Ceka, ka akuzuar ambasadorin shqiptar të BE-së, Luigi Soreca, se po vjedh paratë që investohen, në Apolloni.

“Fajin nuk e ka Soreca, këtë miell gjen dhe këtë bukë do të bëjë. Fakti që zgjedh pjesën më të prishur të miellit shqiptar, që është Ministria e Kulturës, tregon se historia nuk është ajo e një prokurori që ka luftuar mafien”, shprehet Ceka.

Reagimi i plotë

“Kësaj situate, në vend që fondet e BE ta ndihmojnë të shërohet, përkundrazi kanë ndikuar që të përkeqësohet.

BE për ne është modeli, por mënyra sesi kanë investuar në monumentet e kulturës ka qenë një fatkeqësi e vërtetë.

Ka qenë një shpërdorim, mos ta quaj kriminal, i fondeve që BE jep për popullin shqiptar.

Është rasti i Apollonisë, 780 mijë euro nga BE dhe 80 mijë euro nga Shqipëria që u investuan në 2013.

Kam qenë në Apolloni me ambasadorin italian Cutillo dhe ka mbetur i shokuar për faktin se nuk gjen asnjë euro të investuar, dhe ato që janë investuar janë në dëm të monumenteve të cultures.

Kanë bërë një depo të madhe uji mbi to, me idenë që do të shërbente për të shuar zjarrin, dhe kur ra zjarri, erdhën zjarrfikësja se nuk funksiononte.

E përdorin depon vetëm për të thithur ujin zjarrfikësit. Është si të shuash zjarrin me kova. Ai duhet të përmirësonte ambjentin. Zjarri rrezikon më tepër Muzeun dhe në Muze nuk ka mbrojtje nga zjarri.

Bënë një parking 1 km larg qendrës. Parkingu është bërë në murin rrethues, po të çosh Prokurorinë do t’i dënojë.

Nuk mjafton kjo por bëjnë presion ndaj qeverisë që të ndërtojnë dhe një rrugë që do të kushtojë miliona të tjerë, përmes monumenteve, vetëm që të shfrytëzojnë parkingun.

Përgjegjës është BE, Vlahutin që ka ikur dhe ka lënë hijen e vetë. Tani është Soreca.

Ky tjetri që është dhe ish-prokuror dhe drejtues i reformës në drejtësi, po përgatit të njëjtën histori për Bylisin, 6 milion euro.

Vendimi i KE thotë që ky fond do të menaxhohet nga një këshill ndërministror. Investitori kryesor në Bylis është Instituti i Arkeologjisë, që ka bërë që nga ’78 gërmime në Apolloni.

E mbulon Soreca këtë, bën sikur nuk e lexon dhe i bën të gjitha marrëdhëniet me Ministrinë e Kulturës, duke ditur që është pika më e dobët e administratës shqiptare, atje ku janë mbledhur të gjithë partiakët.

E ka kollaj se janë të gjithë injorantë. I bëmë dokumentin zotit Soreca dhe i thamë se drejtuesi i projektit duhet të jetë profesor dhe duhet të ketë punuar në Bylis.

Ky zotëri që vjen për të na sjellë BE e vë atje që duhet të jetë me master. Mund të them dhe emrin e personit që ky ka gjetur në Itali, e ka në Bolonja.

Dimë dhe fondacionin dhe dimë që është pjesë e politikës së majtë në Bolonja, se atje janë ish-komunistët e Italisë.

Kjo është lidhja që bëjnë dhe 6 mln euro do të shkojnë si në Apolloni. Është histori e hidhur. Nëse është kjo Europa, me këtë sistem, që sjellin 6 milion euro, i sjellin dhe njerëzit e tyre, dhe fondacionet e tyre dhe fshijnë të gjithë intelektualët shqiptarë që punojnë në këtë fushë, mos qoftë.

Fajin nuk e ka Soreca, këtë miell gjen dhe këtë bukë do të bëjë. Fakti që zgjedh pjesën më të prishur të miellit shqiptar, që është Ministria e Kulturës, tregon se historia nuk është ajo e një prokurori që ka luftuar mafien.

Soreca duhet të kuptojë që ky vend nuk punon më me laps dhe fletore. Lidhjet i ka në Ministrinë e Kulturës dhe Bolonja.

Kam kontakt të vazhdueshëm me Sorecën, jam ofruar bashkë me kolegët e mi, kemi një staf që i kalon këto rronxho-bonxhot e Bolonjës 100 herë.

Ky grup me kapacitetin që ka, teknoogjia që përdor, përveç arkivit dhe përvojës që ka, as nuk krahasohet me gjuetarët e fondeve që delegacioni i BE mundohet të barazojë masterin e Bolonjës me profesoratin e Shqipërisë.

I kam thënë Sorecës që zërin në Shqipëri nuk e kanë vetëm miqtë e tij në qeveri, e ka dhe media dhe për fat të mirë media në Shqipëri është e lirë dhe do të mbetet e lire”.

të fundit

Nuk ka qetësi për Botërorin e Klubeve në Amerikë: Sërish ndërpritet ndeshja

Ka ndodhur sërish. Një tjetër ndeshje në Botërorin e Klubeve është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.…

4 minutes ago

Reshje të dendura shiu edhe në Bulqizë, vështirësi qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale

Edhe Bulqiza është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta duke bërë që uji të vërshojë…

8 minutes ago

Kreu i Forcave Izraelite paralajmëron: Përgatituni për luftë të gjatë ndaj Iranit

Kreu i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Ejal Zamir, paralajmëroi për një “fushatë të gjatë” kundër Iranit, ndërsa Izraeli…

29 minutes ago

Mesfushori i “harruar” i Sylvinhos, 26-vjeçari shqiptar pranë transferimit tek Anderlecht

Emri i Lindon Selahit ka dalë sërish në skenë, edhe pse prej vitesh nuk bën pjesë në Kombëtaren shqiptare. Mesfushori…

44 minutes ago

Pse dështoi transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti? Dyshime për ndikim politik dhe faktorë të brendshëm

Mediat ruse vijojnë të analizojnë prapaskenat e dështimit të transferimit të sulmuesit kosovar, Mirlind Daku, nga Rubin Kazani te Zenit…

45 minutes ago

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të…

53 minutes ago