Një prej futbollistëve që i ka dalë të mposhtë koronavirus, ka qenë Edison Cavani.
Futbollisti uruguaian rezultoi pozitiv ndaj virusit pasi shkoi me pushime në Spanjë dhe kaloi infeksionin e rrezikshëm, fatmirësisht pa pasoja për të dhe familjarët e tij.
Një infeksion i cili shtyu Cavanin të mendonte edhe largimin përgjithmonë nga futbolli, siç tregoi vetë lojtari i cili sapo ka firmosur me Mançester Junajtid.
“Ndodhi pasi mbërritëm në shtëpi nga pushimet në Spanjë. Kemi bërë një test dhe rezultoi negativ, por pastaj e ribëmë përsëri, pasi partnerja ime kishte shfaqur disa prej simptomave. Testi i dytë rezultoi pozitiv për të dy.
Përtej dashurisë për futbollin, ishte edhe shëndeti i familjes. Dhe kur dikush është pranë familjes, pranë vendlindjes së tij… mendova që të lija futbollin. Duke pritur që e gjithë kjo të kalonte”, tregoi sulmuesi momentin e dyshimeve rreth të ardhmes së tij, si pasojë e stresit që pësoi pasi mësoi se ishte i infektuar.
Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm. Viktima e ngjarjes është…
Ditën e sotme, Shkodra është tronditur nga një tjetër vrasje. Një i vdekur dhe dy të plagosur, është ky bilanci…
Këtë të hënë, një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, viktima e ngjarjes është identifikuar…
Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2025-2026, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një…
Një megaoperacion antidrogë, është zhvilluar pas mesnatës në Qarkun e Elbasanit, duke rezultuar në arrestimin e 40 personave të dyshuar…
Këtë të hënë, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka uruar sot 345 mijë nxënësit që ulen…