Një lajm i keq u dha sot nga Italia, ku një 28-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në shtëpi pak ditë pasi kishte dalë nga spitali, ku ishte kuruar për koronavirusin.
Lucjan Elezi, me origjinë shqiptare ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.
Ndërkohë që të shumta kanë qenë postimet e miqve të tij në rrjetet sociale, të cilët e konsiderojnë Lucjanin një shok të rrallë që do t’iu mungojë të gjithëve.
Një prej postimeve më prekëse:
Me dhimbje më të thellë e më të madhe po i shkruaj këto vargje që më dalin nga shpirti. Ia kushtoj shokut, mikut, e vllait tim Luçjan Elezi. U nda nga jeta shum para kohe duke na lane te gjitheve me zemra te thyera e kujtimin e tij që do te mbetet mes nesh si një shok i paharrueshëm e i papërsëritshem për vlerat e tij shoqnore e njrerëzore, i edukuar, i urtë, e punëtor si ai e askush tjetër. Me pikëllim te madh i dërgoj ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes së tij për këto dit të vështira e të tmerrshme të kësaj fatkeqsie që na ka ndodhur të gjithëve sepse sot është ditë zie për te gjithë shokë miq e të aferm të gjithë jemi ne zi.
I perjetshem qofte kujtimi yt midis nesh
O Zot a s’mun prite edhe pak
Me e marrë ne gjirin tan
A kaq shpejt i’u desht me ik
Kaq papritun me na lan
Si s’e majte doren tane
Si nuk pate pak meshirë
Me i’a thy zemren nje nane
Me ia marr djalin ma t’mirë
Ëngjëllin tan si s’e dergove
Si s’e nise at’ me vrap
Atij vdekjen me i’a prit
E mes nesh me nejt dhe pak
Pse kaq shpejt i’a hape deren
Ne parajse me e dërgu
A thu s’pate kerkan tjeter
Me na lan ne tuj lotu
Tash po vjen prap data kater
Ne Janar të motit tjetër
Nje buzqeshje ska me ken
Si dikur n’kohen e vjeter
At’ dit’ Dielli s’ka me nxe
At’ nat’ Hana s’ka me dal
Terr’i zi ka me e mbulue
Edhe Qyqja ka me nis vaj
Ka me ftoh me nis acari
Kan me u tha gjethet ne dege
Kurr na ma nat’ dit Janari
Ne ditelindje skemi m’e pershendet
Nëpër fushat aty pari
Ku kaluam fëminine
Ku u rritëm e l’shum shtatin
Lulja jote ma nuk mbin
Edhe lumi ka me u tha
Uji ma nuk ka me rrjedh
Asaj ane ku ne u rritem
Kur e din se ma nuk shkel
Këmba jote e bekuar
Shtati jot si yll i shkruar
Hija jote si vigane
Çehra jote e kulluar
Pyesin shoke e pyesin miq
Për njoftimin tend të rëndë
Tu shpresue fort te Zoti
Sikur rren te kishte ken
Asaj ane kur të kaloj
Do të ndiej gjithmonë trishtim
Do kthej kryet e do m’mungoje
Përshëndetja e mikut tim
Edhe n’shkoll n’klasen e vjeter
Un permallshem kam me shku
E kujtimet per nën pluhur
Si puhize kan me u zgju
Ngadal banken do ta gjej
Ku qëndruam bashke sa kohe
Ku mësuam të buzqeshim
E mësuam te kendojme
E rregjistrin e pluhrosur
Me trishtim un do ta hap
Do ta gjej un emrin tënd
Do m’pikojne dy lot me mall
Mallku qofsh moj toké e hidhur
Si do mundesh me e tret’
Djalin e ri si lulja ne gem
Sa i ka mbushe njezet e tet’
A thu dhimte s’pate per nanen
Asaj zemren me i’a plas
Me i’a mbulu shtatin n’zi
Edhe syte m’ia mush me vaj
Tash bylbyli s’ka me knue
Ne çdo Mars tridhjetë e një
Ka me nis ai me vajtue
Per ma t’mirin djale nen dhé
E pranvera ka me dale
Lule t’bukra ka me çele
Nje tufe plot me karajfila
Për te varri me t’i sjelle
Lamtumire vlla Luçjan
Po e them me shpirt te shkrete
Lamtumire pllum’i Pranveres
Permbi shtat t’qofte dheu i lehte
Sëmundja e murtajës në bagëtitë e imta, ka prekur dhe zonën e Thumanës në Krujë. Në një fermë janë konstatuar…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij Endrit Braimllari, i cili tashmë është…
Mungesa e ujit të pijshëm ka krijuar një situatë të vështirë për banorët e fshatit Nartë në Vlorë, të cilët…
Klubet e futbollit në Korenë e Jugut do të lejohen të regjistrojnë portierë të huaj për herë të parë pas…
Në ndeshjen që Benfica ditën e djeshme fitoi 6-0 ndaj Auckland City nuk munguan edhe përplasjet, takim i vlefshëm për…
Reperi i njohur Big Basta, është shpallur fitues i edicionit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin…