Categories: Uncategorized

Nëna i merr jetën vogëlushit tre vjeçar për të shkuar me pushime, bashkëpunon me një adoleshente (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në prill të 2018-tës në Kroaci ku një nënë ka vrarë djalin e saj 3-vjeçar dhe më pas e hodhi trupin e tij në lumë, për të shkuar me pushime në Maqedoni.

Chiara Pasic, 33 vjeçe, u dënua për vrasjen e djalit të saj për plot 33 vite. Në atë moment, avokatët e saj e dërguan çështjen për rigjykim në gjykatën e apelit, pasi pretendonin se dënimi i dhënë ndaj klientes së tyre, është i padrejtë.

Chiara akuzohet se e ka mbytur të birin, dhe më pas e hodhi trupin në afërsi të një porti, në qytetin bregdetar të Pulës.

Interesant është fakti që gruaja nuk ka qenë e vetme në këtë krim, por është ndihmuar nga një 15-vjeçare, e cila gjithashtu është dënuar me tre vite paraburgim të posaçëm për të rinjtë, në qytetin Pozega, në Kroacinë Lindore.

Adoleshentja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, mendohet se e ka mbuluar me jastëk fytyrën e vogëlushit duke e mbytur, ndërsa Chiara gjatë kësaj kohe i mbante shtrënguar këmbët dhe duart të birit që lëviznin pareshtur nga tmerri i përjetuar.

Më pas, ato e hodhën trupin e pajetë të të miturit në lumë. Menjëherë pas vrasjes, 33-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka raportuar se i biri i kishte humbur, ndërsa për herë të fundit e kishte parë në një park aty pranë, duke lozur me disa fëmijë. Policia nuk e besoi këtë version dhe me të gjithë insistimin e tyre, gruaja më në fund arriti të rrëfente të gjithë të vërtetën, shkruan “The Sun”.

të fundit

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

32 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

1 hour ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

2 hours ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago