Ditën e sotme u bë i ditur lajmi për ndarjen nga jeta të Nehat Kullës i njohur ndryshe edhe si “Gjenerali” në kohën e trazirave të ’97-ës.
Ama mësohet se Kulla ka qënë po ashtu i infektuar me koronavirus ndërsa kujtojmë se disa javë më herët prej pandemisë ndërroi jetë vëllai i tij, Ramazan Kulla.
Burime bëjnë me dije se Kulla ishte pozitiv me COVID-19, infeksion të cilin e ka marrë nga vëllai i tij shkruan joq.
Ai u dërgua në Sanatorium në gjendje të rënduar dhe vështirësi në frymëmarrje.
Iu mor tamponi, por refuzoi që të shtrohej, edhe pse kishte pneumoni bilaterale intersticiale.
Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00. Nisur nga fakti që Kulla ishte pozitiv në COVID-19, varrimi i tij duhet të zhvillohet në protokolle sigurie të forta, ku ndalohet pjesëmarrja e shumë personave.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me…
Gazment Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit!…
Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi…
Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes…
Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan…
Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është…