Pas kancelares gjermane Angela Merkel, është ministri federal për punët e jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas që bën dallimin e qartë midis hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërine.
Në një seancë dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, ministri Maas ka artikuluar qartë, se Gjermania synon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës së saj të Bashkimit Europian.
None found
Sipas tij, mesazhi që po përçojnë edhe shtete të tjera anëtare të Bashkimit Europian, është se ka ende hezitim kur vjen fjala për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe kalimi në këtë etapë është më shumë i mundur me Maqedoninë e Veriut sesa me Shqipërinë.
“Në fillim të këtij viti, ne shpresuam në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ishim shumë të kënaqur që kjo u arrit. Ne do të donim që të zhvillonim disa konferenca anëtarësimi gjatë presidencës gjermane. Kjo është më shumë e mundur për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë.
Ky është mesazhi që ne po marrin edhe nga shtete të tjera anëtare. Ka ende hezitim kur vjen fjala për Shqipërinë. Por, edhe nëse ne nuk do mund të avancojmë kaq shpejt me Shqipërinë, ne duhet të fillojmë negociatat dhe konferencat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që ne do të donim të bënim të njëjtën gjë për Shqipërinë. Ne nuk e dijmë se kur mund të jetë e mundur, por ky është objektivi ynë”, u shpreh Heiko Maas, ministri federal për punët e jashtme të Gjermanisë.
Seanca dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian me ministrin Heiko Maas kishte pêr qëllim trajtimin e sfidave dhe zgjidhjeve për politikën e jashtme tê Bashikimit Europian në kuadrin e presidencës rrotulluese gjashtëmujore gjermane të kësaj organizate. /abcneës.al/
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…