Categories: Uncategorized

Në vetëm 5 muaj, sa “pike” të COVID-19 ka kaluar Shqipëria?!

Oliverda Allmuça

Që kur nisi pandemia, “piku” në Shqipëri ka kaluar disa herë (!)

Të lidhura

None found

Ekspertët nuk ranë kurrë dakord për një periudhë kohe të caktuar, përkundrazi, filluan të kundërshtojnë njëri-tjetrin në një moment kur njerëzit ishin në një stres të madh për shkak se humbën punët dhe frikësoheshin për jetën.

Duke mbajtur edhe një sy nga mediat ndërkombëtare kuptojmë se COVID-19 është një virus i panjohur akoma në të gjithë dimensionet e tij, që ndryshon shumë shpejt dhe në një kohë të papërcaktuar, gjë që e justifikon deri në një pikë info-obezitetin dhe pikëpyetjet që erdhën për publikun.

Por në një kohë, kur politika shqiptare ktheu kokën nga media duke i ngarkuar tërë fajin për panikun që shkaktoi duhet të përballemi me faktet.

Nuk mund të mohojmë që ka patur qarkullime të lajmeve të rreme, ose siç e quajtën ekspertët e komunikimit: “infodemic”, pra një pandemi e dytë për shkak të informacionit çoroditës që qarkulloi kudo.

Por nëse do të bëjmë një analizë modeste vetëm në Shqipëri, do të vëmë re se mungesa e një mendimi të konsoliduar të ekspertëve apo qoftë edhe studimeve bazike për shifrat, janë në mos arsyeja kryesore, një shtysë e fortë për të shkaktuar panik.

Zyrtarisht ISHP njohu datën 9 mars si datën e hyrjes së COVID-19 në vend, datë ku pacienti zero u njoftua zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe vendi dy ditë më pas u fut në karantinë i gjithi, bizneset mbyllen qepenët, transporti urban fiku motorët dhe njerëzit braktisën punën.

Çfarë ndodhi pas asaj date dhe me sa “pike” u përball publiku?

Si fillim duhet të kuptojmë se “kalimi i pikut” është një koncept, i cili nuk e ka bazën e tij në numrin e rasteve, viktimave dhe numrin e personave “të shëruar”.

Por duhet parë me shumë kujdes dhe do shqyrtuar në trendet ose prirjet që ka shpejtësia e rritjes së kurbës në momentin fillestar pas shfaqjes së rasteve të para.

Sigurisht shoqëruar me krahasime të periudhave të viteve më parë të vdekshmërisë, viruseve të tjerë etj.

Por këtë analizë nuk e pamë të na e ofronte asnjë nga ekspertët e shumtë që morën vëmendjen e njerëzve të stresuar nëpër shtëpi.

Për ta kuptuar shumë thjeshtë këtë, mund të përmbledhim një pjesë të “pikeve” që deklaruan ekspertët, mjekët, MSH, Komiteti i Ekspertëve etj:

Piku 1
Sipas kryetares së Komitetit të Ekspertëve, Silva Bino (E cila se u vendos me një fjalë goje nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje virtuale, cit: Ja kush është kryetarja e Komitetit të Ekspertëve se na çmendën), piku do të vinte në javën e pestë që nga rasti i parë. Pra në javën e dytë të muajit prill.

Piku 2
Radiologu Renato Osmani publikon disa imazhe grafish të cilat sipas tij tregonin se COVID-19 kishte qarkulluar në vend që në janar dhe se piku tashmë ishte kaluar.

Piku 3
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu deklaron me bindje se COVID-19 e kishte kaluar pikun e tij në muajin shkurt.

Piku 4
Epidemiologu Alban Ylli thotë se piku i COVID-19 do të vijë në maj.

Piku 4
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero pohon se pikun e kemi kaluar në javën e fundit të marsit.

Piku 5
Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku pranon se piku është kaluar në mars.

Piku 6
Prof. Dr. Genc Sulçebe deklaron se piku ka kaluar para javës së dytë së prillit.

Piku 7
Ministria e Shëndetësisë në 26 prill mohon deklaratën e Silva Binos dhe pohon se piku nuk është arritur akoma.

Piku 8
Epidemiologu Artan Simaku më datë 15 prill thotë se piku ka kaluar.

Piku 9
Shefi i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj parashikon gushtin për pikun e COVID-19 në vend.

Ndoshta janë shumë, ndoshta janë pak! Ndoshta media nuk duhej t’i jepte gjithë këtë hapësirë ku shifrat konkrete mungonin.

Por në një kohë kur njerëzit e kërkonin informacionin me zemër të ngrirë, duhej që për herë të parë opinionet të liheshin mënjanë sepse nuk munden kurrsesi hamendësimet në një kohë të vështirë covidiane si kjo, të zëvendësojnë punën në terren dhe hulumtimin e situatës reale.

Për këtë arsye lind nevoja që në vendin tonë të fillojnë të krijohen të dhëna konkrete, të qarkullojnë dhe aksesohen në mënyrë që të përdoren nëpër raportime edhe nga gazetarët.

Sepse niveli i cilësisë dhe i përgjegjësisë shoqërore për mbledhjen, menaxhimin, përpunimin, ruajtjen dhe aksesimin e të dhënave, bën diferencën mes vendeve dhe sistemeve të ndryshme shoqërore. (Rrapo Zguri) Sa më i lartë ky nivel, aq më demokratik një vend. /albeu.com/

të fundit

VIDEO/ Zjarri përfshiu banesën 3-katëshe, shpëton mrekullisht nëna dhe tre fëmijët në Turqi

Një shtëpi 3 katëshe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në në lagjen Uzunkum të Sapanca në Turqi. Zjarri u…

5 hours ago

VIDEO/ “Përgjaket” supersfida Elbasani-Egnatia, përplasje të forta mes tifozërive, ndërhyn policia

Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension. Së fundmi…

6 hours ago

Sulmet izraelite në jug të Libanit, të paktën pesë të vrarë, mes viktimave edhe fëmijë

Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë në Libanin jugor, pas sulmeve izraelite. Sulmet kanë vijuar pavarësisht zgjatjes…

6 hours ago

Humbi gjymtyrët në luftë/ “Kush është mëkati im?”, rrëfimi prekës i 13-vjeçarit nga Palestina

13-vjeçari Akram al-Fayoumi, i cili humbi krahun e majtë dhe këmbën e djathtë në një sulm izraelit në Gaza, po…

7 hours ago

Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h

Këtu ku sot dëgjohet vetëm zhurma e makinave dhe ritmi i qytetit, shumë vite më parë dëgjohej një tjetër tingull,…

7 hours ago

Ekspert serb për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos t’i kërkojë ndihmë ndërkombëtarëve, avokatët kundër: Duhen gjyqtarë

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar…

7 hours ago