Pas disa ditësh përshkallëzim tensioni dhe me flotat e tyre ushtarake përballë njëra tjetrës në Egje dhe Mesdheun Lindor gati për një konflikt ushtarak, duket se Greqia dhe Turqia kanë vendosur të bëjnë nga një hap pas.
Lajmin e ka konfirmuar në fillim zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin që ka deklaruar se Rexhep Tayyp Erdogan ka kërkuar pezullimin për një muaj të operacioneve të kërkimit të hidrokarbureve pranë ishullit grek Kastelorizo , si një qasje konstruktive për negociatat dhe menjeherë janë parë anijet luftarake turke të kthehen në bazat ushtarake .
Zyrtari turk madje ka shtuar se shtypi gjerman ka ekzagjeruar faktin që Greqia dhe Turqia kishin arritur në prag të një konflikti të armatosur , pavarësisht kontributit të zonjës Merkel në zbutjen e situatës, ndërsa ka theksuar se Turqia është e gatshme të ulet në tryezen e bisedimeve pa kushte dhe kritere.
Sa i përket Athinës edhe ajo ka vendosur kthimin e anijeve të saj, ndërsa e konsideron vendimin e Ankarasë si një veprim pozitiv në parim, por që ka rezultuar edhe për shkak të qëndrimit të ashpër të Greqisë dhe ka parashtruar vijën e kuqe të saj për tu ulur në bisedime me Turqinë.
“Kushti i domosdoshëm për dialog është zbutja e tensioneve me vepra nga ana e Turqisë. Ne nuk mund të dialogojmë kur njëra palë ndërmerr veprime që janë në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën për Detin”, tha ministri i jashtëm i Greqisë.
Dhendia ka qartësuar gjithashtu se mosmarrëveshjet e Greqisë me Turqinë kane të bëjnë me çështjen e rafteve kontinentale në Egje dhe Mesdheun Lindor si dhe te zonave detare shkruan tch.
Por vetëm disa orë pas lajmit pozitiv të zbutjes se tensionit mes dy fqinjeve , pala turke deklaroi një Navtex të ri duke shtuar se dëergon anijen tjetër Barbaros për kërkime të hidrokarbureve në zonën ekzkluzive detare të Qipros, ndërsa mediat greke e kanë cilësuar këtë veprim si një dush skocez në ujërat e “nxehta” të Mesdheut.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…