Categories: Uncategorized

Në këto 3 qytete në Shqipëri lindin më shumë fëmijë me anomali

Prevalenca e foshnjave që linden me defekt në vitin 2017 ishte 14 bebe për 1000 lindje të gjalla. Një studim i kufizuar i Insitutit të Shendetit Publik për vitin 2017 tregon se foshnjet e lindura me problematika të konsideruara defekte ishin gjithsej 436.

Prevalencën më të lartë e ka rajoni i Tiranës dhe i Gjirokastrës, përkatësisht 29.1 dhe 18.2 për 1000 lindje. Prevalencën më të ulët e kishin rajonet e Shkodrës dhe Dibrës, përkatësisht 2.1 dhe 3.6 për 1000 lindje. Por sipas sqarimeve që shoqërojnë studimin diferencat në prevalenca rrjedhin nga mungesa e raportimeve

Studimi vendas mbi anomalitë në lindje përfshin vetëm të dhënat nga maternitetet dhe jo defektet që janë evidentuar më pas gjatë periudhës foshnjore në pediatri. Studime ndërkombëtare e paraqesin nivelin e anomalive në lindje më të lartë.

Sipas CDC (Qendrës për kontrollin e çrregullimeve) çdo vit në të gjithë botën 3-6% e foshnjave lindin me defekte serioze, shumë prej të cilave nuk mbijetojnë.

Ndërsa nga të dhënat e studimit të Institutit të Shëndetit Publik shihet se rreth 57% e foshnjave të raportuara me Defekte të Lindura (DL) banojnë në zona urbane. 62% e foshnjave me DL janë meshkuj. Studimi gjeti se rreth 52% e nënave të foshnjave me DL kanë 8 vjet ose më pak vite arsimimi.

Prevalenca tek meshkujt ishte 33% më e lartë sesa tek femrat. Ndërsa prevalenca e

tek nënat e moshës nën 35 vjeç ishte 13.7 për 1000 lindje, ndërsa tek nënat e moshës mbi 35 vjeç ishte 18.1 për 1000 lindje.

Hipospadia është defekti i lindur më i shpeshtë, me prevalencë 1.17 për 1000 lindje, i ndjekur nga defektet e polidaktilisë dhe sindromit Down, përkatësisht me prevalencë 0.85 dhe 0.83 për 1000 lindje. Defektet që prekin aparatin e zemrës, të tilla si defekti interventrikular dhe defekti interatrial, me prevalencë 0.74 dhe 0.49 për 1000 lindje. Defekte të rëndësishme janë dhe ato që prekin buzën dhe qiellzën, me prevalencë 0.70 për 1000 lindje. Një defekt i rëndësishëm është dhe atrezia, stenoza e zorrës së trashë, rektumit dhe anusit me prevalencë 0.56 për 1000 lindje./Monitor

të fundit

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë e re “Rama 4”.   Rama…

2 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

19 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

31 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

48 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

54 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

1 hour ago