Categories: Uncategorized

Në fillim qëlloi Lika, Lamaj u përgjigj me kallash: Si ndodhi ekzekutimi i biznesmenëve në Laç

Prokuroria e ka zbardhur të plotë tashmë ngjarjen e rëndë të orës 21:50 në hotelin “AA” në Laç, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa mbeti i plagosur Eduart Lamaj, një ndër autorët e dyshuar.

Siç shkruhet edhe në dosje Eduart Lamaj ka rrëfyer detajet e ngjajres duke theksuar se kishte plan të shkonte të shkatërronte lokalin e Arjan Allamanit pasi të kishin larguar klientët nga aty.

Të lidhura

None found

Në dëshminë e tij, Lamaj shprehet se për këtë ka folur me shokët e tij Klaudio Pepkolaj, Olti Vlashi dhe Ilir lIka.

Lamaj shprehet se fillimisht kanë bërë një xhiro me makinën tip “Golf 5” që duken në pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit “AA” dhe që ishte në pronësi të Kladios. Pasi ka rënë nata, ata kanë shkuar tek shtëpia e Lamajt ku kanë marrë “dy kapuçë material leshi, një të zi dhe një gri, dhe kanë përgatitur një mushama shiu ngjyrë të errët me mbishkrimin POLICIA”.

Lamaj tregons e mbishkrimin “Policia” mbi mushama e ka bërë me spaj të bardhë duke i vendosur një karton sipër.

Krahas këtyre, Lamaj ka marrë me vete edhe një automatik që e kishte fshehur në një kabinë elektrike aty pranë duke e futur në makinë.

Pasi kanë marrë materialet, ata janë nisur në drejtim të lokalit të Arjan Allamanit për ta shkatërruar sipas Lamajt.

Siç pasqyrohet edhe në dosjen e prokurorisë, fillimisht kur kanë hyrë në parkingun e lokalit, autorët kanë pare një makinë tip “Range Rover” aty ku ndodheshin dy persona, të cilët janë neutralizuar me një armë tip pistoletë.

Ndërkohë që ndodhte kjo, Eduart Lamaj futej në lokal me një armë tip kallashnikov në dorë.

Ora shënon sipas prokurorisë 21:50:15, kur Lamaj futet në ambientet e lokalit.

Në këtë moment sipas prokurorisë, në drejtim të tij ka qëlluar me armë Bujar Lika duke e plagosur në këmbë. Ndërkohë që është gjysmë i shtrirë për shkak të plagës së marrë, Lamaj qëllon në drejtim të Likës duke e goditur me një plumb në kokë.

Bujar Lika mbetet i vrarë, ndërsa plumbat kanë kapur edhe Paulin Gjergjin, i cili mbeti i plagosur rëndë për të ndërruar jetë në spital.

Pas plagosjes, një tjetër autor futet në ambientet e lokalit duke marrë në krah Eduart Lamajn e plagosur për ta nxjerrë zvarrë nga ambienti në fjalë. Prokuroria shprehet se në vendin e ngjarjes ka gjetur shenja të shumta gjaku, të cilat i përkisnin autorit dhe viktimave.

Në lokal gjendej edhe kamarieri, i cili gjatë të shtënave ishte shtrirë në tokë për t’u mbrojtur. Pas të shtënave, kamarieri del jashtë lokalit dhe njofton pronaren, e cila i kërkon menjëherë që të heqë DVR-në e kamerave.

Kur u pyet nga prokuroria se përse dha një urdhër të tillë, pronarja A.Isufi shprehet se e bëri këtë për të shmangur marrjen e DVR-së nga autorët, të cilët mund të riktheheshin pas ngjarjes.

Pasi qendroi disa ditë në shtëpi me kockë të thyer prej plumbit të pistoletës së Bujar Likës, Eduart Lamaj kërkoi ndihmën e mjekëve duke shkuar në klinikën private “Amavita” në Tiranë ku edhe u arrestua nga policia teksa ishte në sallën e operacionit./abcnews.al/

të fundit

Katie Zacharia in the running to succeed Karoline Leavitt as White House press secretary

Komentatorja konservatore Katie Zacharia i është ofruar posti i sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi një zyrtar i…

57 seconds ago

Romance or thriller?

“Në shënjestër” ‘Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 20 Korrik 2026, në ambientet e ‘Equos Resort’…

1 minute ago

Trump: Marrëveshje me Putinin për futjen graduale të mbi 4.8 milionë tonëve naftë ruse në treg, pritet ulje rekord e çmimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi marrëveshjen me Vladimir Putin për furnizimin e menjëhershëm dhe gradual të miliona ton naftë ruse…

3 minutes ago

Washington sanctions Hague court, Rubio: We will paralyze its operations

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke paralajmëruar masa që…

3 minutes ago

Arteta: Humbja në finalen e Champions-it ende më djeg, por mbetet burim motivimi

Mikel Arteta festoi zgjatjen e kontratës së tij afatgjatë me Arsenalin deri në vitin 2030, duke rikthyer kujtimet e shtatë…

21 minutes ago

Katie Zacharia, në garë për të pasuar Karoline Leavitt si zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë

Komentatorja konservatore Katie Zacharia i është ofruar posti i sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi një zyrtar i…

21 minutes ago