Policia e Elbasanit ka mundur të arrestojë një 30 vjeçar nga Durrësi i cili vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës.
Vihet në pranga pas 30 minutash ndjekjeje nga Policia Rrugore e Elbasanit, 30-vjeçari nga Durrësi.
Bllokohet mjeti me të cilin tentoi të largohej, pasi e kishte vjedhur në Elbasan.
30-vjeçari, autor i vjedhjes edhe të një tjetër mjeti në Elbasan, në ditët e para të këtij viti.
Policia Rrugore e Elbasanit, pas njoftimit të marrë se një mjet tip “Benz ML”, prodhim i fundit ishte vjedhur në Elbasan, tek Ura e Shkumbinit, ka organizuar patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore dhe janë vënë në kërkim të mjetit, duke e konstatuar mjetin që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t’u larguar në drejtim të Durrësit.
Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur.
Drejtuesi i mjetit, së bashku me mjetin janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. P., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në lagjen “Shënkoll”, në orët e mbrëmjes ka vjedhur mjetin tip “Benz ML”, në pronësi të shtetasit E. Ç.
Gjithashtu, nga veprimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.
Vijojnë veprimet në bashkëpunim me DVP Durrës e Tiranë, pasi ky shtetas dyshohet se ka vjedhur edhe disa mjete të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Novak Djokoviç i ka regjistruar fëmijët e tij në një shkollë private greke, ndërsa familja e tij po shkon drejt…
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Autoritetet amerikane kanë zbuluar një pushkë që besohet të jetë arma me të cilën u vra aktivisti Charlie Kirk. Arma…
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi gjendet në Bruksel, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga…
Tre kafka elefanti që datojnë rreth 7.7 milionë vjet më parë janë zbuluar gjatë gërmimeve në Kayseri, në Turqinë Qendrore.…
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për 27 nga 30 personat e arrestuar në Elbasan pas zhvillimit të…