Categories: Uncategorized

Ndeshjet solidarizuese, mësohen dy skuadrat finaliste

Po luhen takimet miqësore mes Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në kuadër të kauzës “Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku”, me të ardhurat që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Tiranë.

ORA 19:35 Greqia mposht 1-0 Turqinë dhe pret në finale Italinë. Goli u shënua nga sulmuesi i njohur, Karagunis.

Të lidhura

None found

ORA 18:45 Gjysmëfinalja e radhës është ajo mes Greqisë kampione Europe në vitin 2004 dhe Turqisë që zuri vendin e tretë në Kupën e Botës, 2002.

ORA 18: 40 Italia fiton ndaj Shqipërisë pas goditjeve të penalltisë. Kualifikohet në finale.

Cinizmi mbetet, pavarësisht moshës. Italia kampione bote e vitit 2006 ka mposhtur pas goditjeve të penalltive yjet që kanë shkruajtur historinë me kombëtaren shqiptare.

Në gjysmëfinalen e luajtur në stadiumin “Air Albania Stadium”, Azzurrët shënuan me anë të Mauro Esposito.

Ndërkohë që kuqezinjtë tentuan të reagojnë, por goditja nga larg e Alban Bushit përfundoi në traversë. Gjithsesi, në fundin e takimit, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Erion Bogdani shënoi. Nga goditjet e penalltive, u treguan të saktë Skela dhe Aliaj, teksa e humbi Klodian Duro. Ndërkaq, Italia u tregua e saktë në të 3 penalltitë.

ORA 18:00 Shqipëri-Itali është gjysmëfinalistja e parë e eventit që po mbahet në stadiumin kombëtar, “Air Albania Stadium” në kuadër të ndeshjeve sensibilizuese për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Tiranë.

Ndërkohë, janë publikaur dhe formacionet zyrtare të këtij dueli, me Shqipërinë që do ta nis me Foto Strakoshën në portë, Debatik Currin, Besnik Hasin, Armend Dallkun, Altin Lalën, Ervin Skelën, Edvin Muratin, Altin Rrakllin, Nevil Dede, Artin Shaqiri dhe Igli Tare. Ndërkaq në stol kanë mbetur emra si Arjan Beqaj, Redi Jupi, Alban Bushi, Klodian Duro, Ervin Bulku, Ardian Aliaj, Erion Bogdani dhe Nderim Nexhipi.

Nga ana tjetër, ish trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka hedhur në fushë legjenda si Cristian Zaccardo, Simone Perrota, Benito Carbone dhe Massimo Paganin.

të fundit

Si funksiononte struktura brenda SHISH, gazetari tregon detaje mbi njerëzit e besuar të Vlora Hysenit, bën përgjegjës Ramën për emërimin e saj

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në studion e “Top Story” me Grida Dumën, është diskutuar lidhur me një nga temat…

4 minutes ago

Mekuli: Zgjedhja e Presidentit të Kosovës kërkon edhe kompromis

Gazetari Gëzim Mekuli u ka bërë thirrje partive parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës,…

9 minutes ago

Shqipëria ndaj San Marinos, Maran pritet të ndryshojë mbrojtjen dhe të aktivizojë Mehmetin, Muçin e Manajn në sulm

formacioni i mundshëmShqipëria do të zbres nesër në fushë kundër San Marinos, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga…

11 minutes ago

Trump për pesë britanikët e liruar me kusht: U habita, unë nuk do t’i lija të lirë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj lirimit me kusht të pesë shtetasve britanikë të arrestuar pranë një baze ajrore…

16 minutes ago

Nju Jorku rihap hetimin për akuzën e përdhunimit në grup në Cornell pas padisë së një studenteje

Hetimi për një akuzë për sulm seksual në Universitetin Cornell në vitin 2024 do të rihapet nga autoritetet e Nju…

17 minutes ago

Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri u bën thirrje deputetëve: Ligji për Specialen duhet të votohet

Edhe natën e 13 -të në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj…

20 minutes ago