Categories: Uncategorized

Ndërron jetë një nga protestuesit e rafinerisë së Ballshit

Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka njoftuar se një prej protestuesve të Ballshit ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për punëtorin e rafinerisë së Ballshit, Artan Voshtima banues në Fier. I ndjeri, ka humbur jetën sapo është kthyer nga protesta e sotme.

“Teknolog specialist prej shumë vitesh, në uzinë, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shumë kolegë të tij të punës”, shkruan Baçi teksa ngushëllon bashkëshorten dhe dy fëmijët e të ndjerit.

Reagimi i plotë:

Sapo mesova, per nje lajme te trishte.

Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari
Artan Voshtina, banues ne Fier.
Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin

Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me.
Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes.
I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij.
Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.

Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes.

Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit
protestues dhe greviste te urise.

Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij.
Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve.

Pas grevës së urisë naftëtarët e Ballshit kanë zhvilluar ditën e sotme një marshim-protestë duke kërkuar të drejtat e tyre, të cilët prej kohësh nuk kanë marrë rroga.

Naftëtarët nuk i kanë marrë rrogat prej disa muajsh – rastet më ekstreme shkojnë deri në 27 muaj.

Bëhet me dije se prej grevistëve janë shtruar tashmë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

12 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

45 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

1 hour ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago