Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 67-vjeçare gazetari, poeti dhe shkrimtari i njohur, Vasil Tabaku. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale.
Tabaku ka punuar mësues në shkollën 8-vjeçare në Ninësh, Mallakastër dhe më pas (1978-1986) drejtues në Pallatin e Kulturës në Ballsh.
Në vitin 1986-1987 punoi si gazetar në gazetën “Dita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Deri në vitin 1993 punoi skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
Më 1993-1998 punoi si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). Në vitet 2001-2002 ishte kryeredaktor i gazetës “Tirana Demokratike” dhe më pas, për dy vjet, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë”. Në vitet 2007-2014 punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ATSH.
Më pas Tabaku punoi si reporter për një agjenci të huaj lajmesh për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.
Ai është autor i disa veprave letrare që u përkthyen në disa vende si SHBA, Greqi, Francë, Itali, Gjermani etje.
Tabaku është autor i 25 dokumentarëve televizivë dhe i qindra emisioneve televizive dhe radiofonike. Po ashtu, do të ishte botues i mbi 5000 shkrimeve, analizave dhe ese-ve publicistike në shtypin shqiptar. Së fundmi Keshilli Bashkiak e shpalli Qytetar nderi i Mallakastres.
Poeti Sami Sherifi ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për humbjen e mikut të tij.
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…