Lideri i opozitës Ruse, i cili u helmua pak kohë më parë me një agjent nervor, ka treguar eksperiencën e tij të vështirë drejt shërimit si dhe momentet e para pas helmimit. Alexei Navalny është shprehur se procesi i shërimit është një rrugë e vështirë me netë pa gjumë dhe lëvizje të “ngathëta”.
Megjithatë, ai shtoi për BBC Rusia se është shumë më mirë tashmë dhe këmbënguli se eventualisht do të kthehet sërish në Rusi.
Navalny u takua me stafin e BBC në një hotel në Berlin ku ai ruhet nga siguri e lartë pasi kaloi 32 ditë në spitalin Charité, pjesën më të madhe të kohës në kujdes intensiv.
Lideri i opozitës tregon për momentet e helmimit:
“Fillimisht ndjeva të dridhura, pa dhimbje, por mu duk si fundi. Nuk dhemb aspak, nuk është si një sulm paniku ose ndonjë lloj shqetësimi. Në fillim e di që diçka nuk po shkon mirë, dhe pastaj i vetmi mendim i joti është: kaq ishte, do vdes.”
Ai humbi ndjenjat në një fluturim nga Tomsk në Siberi për në Moskë në 20 gusht dhe mbijetoi vetëm sepse piloti bëri ulje emergjente në Omsk, ku ai u dërgua për në kujdesin intensiv.
Më vonë, pas negociatave të nivelit të lartë me autoritetet ruse, ai u dërgua në Berlin dhe u trajtua atje.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…