Categories: Uncategorized

Napoli në telashe para Juves, mjeku parashikon “vatër”: Në kontakt me shumë të infektuar

Napoli e ka nisur shumë mirë këtë edicion në Serinë A, por COVID-19 do të bëhet pengesë që skuadra të paraqitet në maksimumin e formës në ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga ajo me Juventusin në këtë fundjavë.

Sot është mësuar se mesfushori Zielinski është i infektuar bashkë me një pjesëtar të stafit, por mjeku që po ndjek tamponët e ekipit, Xhuzepe Portela, paralajmëron se skuadra mund të kthehet në një vatër infeksioni.

“Ndodh shpesh që në teste të mos dalë një rezultat i qartë ndaj jemi detyruar t’i përsëritim”, shpjegoi ai për Radio Kiss Kiss Napoli. “Na ka ndodhur me 4-5 tamponë të skuadrës së Napolit, por nuk më kujtohet nëse ishin të lojtarëve. Më vonë do të kemi rezultatet dhe urojmë të mos kemi probleme të tjera teknike”, theksoi ai.

“Në vatrat e ndryshme që krijohen, ka fillimisht një pozitiv e pastaj të gjithë të tjerët. Në futboll ndodh e njëjta gjë. Kemi një grup më të ngushtë në të cilin një pozitivitet është e pamundur që të qëndrojë i izoluar. E kemi parë te Xhenoa dhe mendoj se do të ndodhë edhe në raste të tjera. Urojmë më të mirën për Napolin. Por ajo që shqetëson nuk është vetëm Zielinski i cili do të izolohet. Shqetësimi ka lidhje me faktin se kanë qenë të gjithë në kontakt me disa persona të infektuar. Mundësia që të ketë të infektuar të tjerë në grupin e skuadrës është shumë e lartë”, deklaroi mjeku italian.

Ndërkohë, në bazë të protokollit të miratuar sot, Napoli nuk mund të kërkojë shtyrjen e ndeshjes, pasi ka një numër të mjaftueshëm lojtarësh për të luajtur sfidën kundër Juventusit, meqë në Serinë A është përshtatur rregullorja e UEFA-s që parashikon se me 14 futbollistë skuadrat mund të zbresin në fushë.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

18 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

39 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago