Categories: Uncategorized

Murrizi akuzon qeverinë: Po talleni me ish-të dënuarit politikë

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist’, të ndryshuar” ka shkaktuar disa replika në seancën e sotme në Kuvend.

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi kërkoi që dëmshpërblimi të jepet të paktën për 25 vite burg duke akuzuar qeveritë për tallje me ish-të dënuarve politikë.

“Prej vitesh flitet në emër të antikomunizmit në këtë sallë e jashtë. Më shumë trashet gjuha për antikomunizëm sa herë vijnë zgjedhjet. Është qesharake kur partitë që kanë ardhur në këtë vend pas pluralizmit nuk iu dhanë antikomunistëve atë që prisnin, nga ai subjekt që i dhanë gjithçka pasi dolën nga prangat e diktaturës. Është absurde që njeriu që ka dhënë gjënë më sublime, jetën të marrë dëmshpërblim sa për 8 vjet burg. Minimalja të paktën duhet të ishte 25 vite burg dëmshpërblim.

Ndarja me këste 2-3 mln të vjetra, humbja vit pas viti e jetëve të vuajtura në këto kampe, buxhet i cunguar dhe tallje me letra me vlerë, përllogaritje për t’u zbritur kapanone, reparte, t’ia zbresësh nga dëmshpërblimi duke e llogaritur me 600-800 euro metri si pallat brenda unazës. Ata nuk morën asgjë. Dyqanet, restorantet, klubet ua falën atyre, t’i gëzojnë ata që i kanë. Kush i kishte, pjesa më privilegjuar e atij regjimi. Ata që përveç rrogës merrnin dhe 1200 lekë si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Këta që ishin nëpër burgje, rreth 80 mijë shqiptarë burra e gra ta pafajshëm gëzuan vetëm brohoritjet në shesh që u përmbys regjimi dhe do merrnin dhe një dëmshpërblim moral.
Është e vërtetë që ju në qeverisjen tuaj që s’e keni detyrim moral por shtetëror, keni dëmshpërblyer ndoshta dhe më mirë nga paraardhësit tuaj. Çfarë është e mundur të bëhet, të gëzojnë dhe të marrin ato letra e kupona që kanë në xhep.

Mos i detyroni të shtyhen në radhë. Mjafton të ulni pak dozën e kilometrave me milionat llahtar të eurove. Mjafton të mos jeni kapriciozë me cilindo qytetar dhe besoj që ajo pjesë e fundit e ish-të përndjekurve politikë që është ende gjallë dhe trashëgimtarët e parë të tyre të marrin atë që nuk ua kthen lirinë por nuk i lë endacakë rrugëve. Të shihej dhe gjaku i 6 mijë shqiptarëve të pafajshëm të vrarë nën diktaturën e proletariatit”, deklaroi Murrizi.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago