Afrimi më i rëndësishëm i klubit të Lazios në këtë merkato vere është padyshim sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili për Top Channel ka ndarë emocionet e para vetëm pak orë pas firmës me lacialet.
Gazetarja: Vedat si ishte të firmosje për Lazion?
None found
Vedat Muriqi: Ndihem me të vërtetë mirë. Kam bërë besoj një hap të madh në karrierën time dhe shpresoj se do e vazhdoj formën aktuale. Pata shumë mesazhe urimi nga të gjithë shokët, familjarët, por edhe shumë njerëz që nuk i njoh.
Gazetarja: A ndikoi fakti që drejtori sportiv i Lazios është Igli Tare për të marrë këtë vendim?
Vedat Muriqi: Igli më tha vetëm se nëse dëshiron që të vish këtu unë do të të marr këtej dhe ne shqiptarët e kemi fjalën, e kemi besën dhe kështu që edhe pse kishte shumë kërkesa dhe nga klube italiane, Igli u interesua, u mundua shumë ditë e natë dhe unë nuk do e zhgënjej 100%.
Gazetarja: Cilit ke menduar t’i dedikosh golin e parë me fanelën e Lazios?
Vedat Muriqi: Une gjithmonë në çdo ekip që iki golin e parë ia dedikon shqiptarisë dhe djalit tim dhe së shpejti do behëm dhe me vajzë dhe dua që golin e parë t’ua dedikoj atyre.
Gazetarja: Vedat si i ke marrëdhëniet me gjuhën italine dhe a të pëlqen qyteti i Romës për të jetuar?
Vedat Muriqi: Kam një javë që mbaj kurse italishte dhe kam mësuar disa fjalë, por besoj se s’do kem problem të mësoj. Roma është një ndër qytetet më të bukura në Evropë po ashtu kam jetuar dhe në Stamboll dhe janë të ngjashëm vetëm se atje sistemi evropian është pak më ndryshe.
Erling Haaland është pyetur për skandalin financiar të Manchester Cityt, pasi klubi anglez është shpallur fajtor për 114 shkelje të…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…