Categories: Uncategorized

“U dogjën edhe paratë që kisha ruajtur për varrim”, të moshuarit bëjnë apel për strehim (VIDEO)

Kanë kaluar 10 ditë nga djegia e 12 apartamenteve në Pogradec dhe autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për banorët që kanë mbetur rrugëve.

Madje as mbetjet që la zjarri nuk janë pastruar. Abc news raporton se ky çift të moshuarish, bëjnë apel për ndihmë, pasi ata nuk kanë më as strehë e as para që të paguajnë qiranë.

Si këta të moshuar që prej 28 dhjetorit të vitit të shkuar pa shtëpi kanë mbetur dhe 5 familje. Ndërsa janë shkrumbuar dhe 6 apartamente të tjera që ishin dhënë me qira. Po ndryshe nga të tjerët Lena dhe Leferi jetoni vetëm dhe në moshë të thyer po përballen me vështirësi të shumta. Qiranë e banesës ku po jetojnë tani me kushte aspak të favorëshme nuk kanë mundësi ta paguajnë dhe për shumë kohë.

“Jemi pa zjarr, nuk kemi ngrohje”, thotë familarja.

Ndërsa Lefteri thotë se qiraja është e papërballueshme.

Është e trishtë të shohësh këta dy të moshuar vijnë çdo ditë dhe kalojnë kohën në këtë pallat ku s’ka mbetur më asgjë. E nuk kanë faj që lotojnë se nuk ndahen dot lehtë më të kaluarën dhe shpresojnë se dikush do vijë të sistemojë pallatin e tyre.

“Vijmë çdo ditë këtu shohim se mos vjen ndonjë punëtor dhe e pastron”, thotë 57-vjeçari.

Kemi jetuar 57 vjeç, kemi ndërtuar çdo gjë me sakrifica shprehen ata.

Mes lotësh ata rrefejnë se nuk iu ka mbetur asnjë kujtim.

Mbi gjithçka 77 vjeçarja është shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe pas një beteje me tumorin dhe disa sëmundje djegia e banesës për të ishte e tepërt.

“E kam humbur, edhe kur takoj njerëzit dua të qaj, jam e sëmurë”, thotë ajo.

Është rrëngjethëses kur mëson se 85 vjeçari kishte mbledhur para për varrimin që mos rëndonte familjarët, por dhe ato u dogjën.

“Edhe paratë që kishim ruajtur për varrimin u dogjën”, thotë 85-vjeçari.

I vetmi apel që ata bëjnë është të ndërtohet banesa e tyre se nuk kanë ku shkojnë eshtë e pamundur ta ndërtojnë me të ardhurat e tyre sepse edhe ato që kishin mundur ti siguronin janë shkrumbuar nga flakët.

“Jemi në qiell të hapur, shteti të na ndihmojë sa më parë. Na u dogjën, as cantën me lekë se mora dot, e rrobat si mora dot mi dha bota, shteti të verë dorën në zemër”, thotë ai.

Mbeturinat dhe hiri nuk janë lëvizur fare edhe pse kanë kaluar 10 ditë.

Ndërkohë bashkia ka theksuar se do të përshpëjtohen proceduarat për të dëmshpërblyer këta banorë dhe se 50% e dëmit do mbulohet nga Bashkia ndërsa 50 % do të dëmshpërblehet nga drejtoria e emergjencave civile”.

Zgjidhja për këtë çift të moshuarish dhe 5 familje të tjera duhet të përshpejtohet pasi dimri ka nisur dhe vështirësitë po ju shtohen dita ditës./abcnews.al

të fundit

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…

10 minutes ago

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

15 minutes ago

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

33 minutes ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

1 hour ago

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…

2 hours ago

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

2 hours ago