Categories: Uncategorized

Mosmarrëveshje brenda BDI-së për postet ministrore? (VIDEO)

Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca parlamentare për emërimin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të ligjvënësit.

Edhe përskaj paralajmërimeve të një ditë më parë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti se seanca do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, kjo nuk ndodhi.“Nesër do të zgjedhim Kryetarin e Parlamentit, shokun tonë, Talat Xhaferrin- kishte thënë më herët Ali Ahmeti, BDI.

Burime nga Kuvendi thonë se konsultimet po vazhdojnë dhe se nuk dihet çfarë vendimi do të merret.Ndërkaq bruime nga LSDM-ja kanë thënë se seanca konstituive në të cilën do të zgjedhet kryeparlamentari, do të mbahet të premten.

Jozyrtarisht, kjo situatë e paqartë është rezultat i debatit të ashpër që mbizotëroi në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me ç’rast degë të caktuara të kësaj partie kanë qenë të pakënaqura me ndarjen e resorëve.

Dega e Çairit dhe Sarajit kanë kundërshtuar emërimin e sekretarit të përgjithshëm, Artan Grubi për zy/kryeministër të parë dhe Ministër për Sistem politik. Ndërsa dega e Strugës dhe ajo e Likovës kanë kërkuar poste ministrore.

Si pasojë, Këshilli i Përgjithshëm i integristëve mbeti mbrëmë pa një vendim për atë se kujt do t’i ndahet dikasteri i Shoqërisë informatike dhe Administratës.

Burimet nga dega e Sarajit nuk i mohojnë pakënaqësitë, por nuk japin detaje me arsyetimin se bëhet fjalë për çështje të brendshme të partisë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago