Categories: Uncategorized

Mosha mesatare e 400 viktimave shkon në 69 vjeç, pse gratë vdesin më pak

Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid-19 në vend ka ardhur në rritje për të dytin muaj radhazi, çka tregon se është ulur vdekshmëria tek moshat e reja.

skaner per covid

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të raportuara përditë nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përpunuara nga “Monitor”, mosha mesatare e jetëve të humbura nga koronavirusi deri më 5 tetor, kur numëroheshin gjithsej 400 viktima ishte gati 69 vjeç.

Në 3 shtator, kur numëroheshin gjithsej 301 viktima, mosha mesatare ishte 67.9 vjeç.

Në krahasim me përpunimin e fundit të datës 28 korrik, kur mosha mesatare u ul në 66.8 vjeç, teksa virusi filloi të zbriste te moshat e reja, ka një rritje me 2 vjet.

Petrit Malaj, mjek pneumolog pohon se nga njëra anë virusi është bërë më pak agresiv, dhe nga ana tjetër është shtuar dhe sensibilizimi i njerëzve që janë të prirur të mbrohen më shumë.

Grup mosha 70-79 vjeç me fatalitetet më të mëdha

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, është grupmosha 70-79 vjeç që ka fatalitetet më të mëdha, me 30.75% të totalit.

Më parë, humbjet më të mëdha të jetëve i përkisnin një grupmoshe më të re, nga 60-69 vjeç, e cila deri në 3 shtator zinte 32% e vdekjeve nga pandemia (shiko grafikun: Vdekjet sipas grup-moshave, Shqipëria, % ndaj totalit). Kjo grupmoshë tashmë është e dyta, me 30.2% të totalit.

Grupmosha nga 50-59 vjeç përbënte 14% të jetëve të humbura deri në 5 tetor, ndërsa nën 50 vjeç zë 5.5% të totalit.

Gjithsesi, pasojat reale të pandemisë në vend do të mund të bëhen të qarta vetëm kur ajo të përfundojë ose në fund të vitit kur të bëhet bilanci i vdekjeve në raport me vitin e kaluar, pasi aktualisht numërohen vetëm humbjet e jetëve nga Covid-19 në spital. Ndërkohë, sipas mjekëve, ka dhe grupmosha të reja 40-50 vjeç, që nuk kanë pranuar të shtrohen në spital dhe kanë humbur jetën në shtëpi, ose që kanë ikur për kurim në Turqi dhe sërish nuk ia kanë dalë dot.

Në krahasim me Italinë, virusi në Shqipëri i ka prekur më shumë moshat më të reja. Mosha mesatare në Itali është 80 vjeç, kundrejt gati 69 vjeç në Shqipëri.

Në Itali, sipas Il Sole24 ore, gati 60% e jetëve të humbura i përkasin moshës mbi 80 vjeç. Në Shqipëri, pesha përkatëse është vetën 18.5%.

Femrat vdesin më pak

Deri në 5 tetor, femrat përbënin 29.5% të jetëve të humbura nga Covid-19 (nga 31.5% në 3 shtator), në linjë me tendencën globale, ku gratë kanë shënuar rezistencë më të lartë ndaj koronavirusit, të lidhura kryesisht me hormonet femërore.

Mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën është 68.9 vjeç, pothuajse e njëjtë me atë të meshkujve.

Ndërsa mosha mesatare e meshkujve ka mbetur pothuaj e pandryshuar që nga fillimi i pandemisë, ajo e femrave është ulur ndjeshëm, nga 77 vjeç në fund të prill, në gati 69 vjeç në tetor./Monitor

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

1 hour ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

1 hour ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

1 hour ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

1 hour ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

1 hour ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

1 hour ago