Categories: Uncategorized

Mos harroni t’i merrni me vete në plazh këto gjëra

Ka disa gjëra që nuk duhet kurrsesi t’i harroni kur shkoni në plazh pasi janë vërtet të domosdoshme.

1 Canta e plazhit: I keni parasysh ato çantat e bukura plot ngjyra, të mëdha? Nxitoni ta blini, në kashtë ose plastike. Të thjeshtë, praktike dhe mbi të gjitha shumë të gjerë; Ajo është ideale për të mbajtur gjithcka ju nevojitet.

Të lidhura

None found

2. Peshqiri: Ai është gjëja e parë që duhet future në cantë, thelbësor për qëndruar nën diell dhe tharë pas një dushi freskues. Më mirë në qoftë se është me microfiber, për shkak se është më i lehtë, zë më pak hapësirë dhe mbi të gjitha rëra nuk ngjitet lehtë.

3. Kremi i diellit: Dihet, një ditë në plazh mund të kthehet në një makth të dhimbshëm në arna të kuqe nëse nuk përdorni krem kundra diellit. Zgjidhni një mbrojtje të mesme (15-20), por të mjaftueshme për tu nxirë që mbron nga orët e pikut diellor.

4. Vazelinë për buzët: Një shok besnik i kremit të diellit është vazelina e buzëve. Shpesh plazhet janë të ngrohtë, por me erë dhe era shkakton të çara të bezdisshme dhe të dhimbshme. Vazelina është një e mirë e domosdoshme edhe për të parandaluar daljen e herpesit në buzë.

5. Syzet e diellit: Syzet janë thelbësore, sepse ato shmangin shfaqjen e qarqeve të errëta të bezdisshëm dhe mbrojnë retinën nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit shumë të forta. Megjithatë kujdesuni të mos i mbani ato gjatë gjithë kohës sepse do të nxiheshit me pulla.

6. Libri: Një libër i mire, një fjalëkryq, një gazetë, një libër me quize dhe gjëagjëza. Zgjidhni atë që ju përshtatet dhe merreni me vete; kjo do ju ndihmojë të relaksoheni në mënyrë të këndshme dhe të kaloni kohën e pritjes për tu nxirë dhe të merrni ngjyrën aq shumë të dëshiruar pa e ndjerë.

7. Pijet: Orët e gjata të nxehta bëhen shumë më të këndshme me një pije të mirë të ftohtë gjatë tyre. Shmangni pijet e gazuara, të cilat nuk e shuajnë etjen dhe preferoni ujin e freskët, çajin (çaj sidomos jeshile) dhe lëngje frutash ose të shtrydhur.

8. Ushqime të freskëta: Në sanduiçin e zakonshëm zëvendësoni me ushqime të freskëta, fruta dhe perime. Një oriz i mirë i ftohtë me perime për drekë, një frut i shijshëm, ose një sallatë frutash për meze të lehtë dhe kaq ishte. Veçanërisht freskuese janë ananasi, bostani dhe mollët që përmbajnë sasi të mëdha uji.

9. Dyshekun: Ai është një domosdoshmëri, sepse e bën me siguri pushimin tuaj më të butë dhe banjot tuaja më relaksuese. Gjithashtu i shkëlqyer është edhe jastëku që fryhet, sidomos për ata që ndjejnë dhimbje dhe parehati ndërsa rri me orë të tëra shtrirë nën diell.

10. Raketat: Veçanërisht nëse jeni të shoqëruar, dhe e keni kaluar moshën e kështjellave në rërë, pallaskat janë mënyra më e mirë për tu argëtuar së bashku. Ato ju lejojnë të kombinoni ‘biznesin me kënaqësinë’ dhe të bëni pak sport të shëndetshëm ndërsa argëtoheni. /albeu.com/

të fundit

Limaj questions integrity of Special Court judges and alleges political influence by EULEX

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, duke ngritur dyshime për integritetin e…

5 minutes ago

Vjosa Osmani criticizes institutions: Arlinda was left unprotected, while the owner of a cow was arrested

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një postimi, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen…

5 minutes ago

Opposition MPs seek Neime Binaku-Isufi’s dismissal from the Competition Authority

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka bërë…

6 minutes ago

Rama appoints Koçiu and Demo to head Tirana’s Socialist Party, minister promises stronger organization of party structures

Asambleja e PS-së solli ndryshime edhe në drejtimin politik të Tiranës, ku Edi Rama caktoi Albana Koçiun dhe Ervin Demon,…

6 minutes ago

Anti-government march reaches Zogu i Zi, roads blocked

Protesta e të rinjve është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, ku vijon marshimi kundër qeverisë. Një prej protestuesve,…

6 minutes ago

Greece: Two 21-year-olds pose as electricity company employees and steal more than 210,000 euros

Dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një vajzë e së njëjtës moshë, janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin…

7 minutes ago