Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave u ka bërë një thirrje të gjithë furrave të bukës të ndalojnë së preri bukën, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirusi.
Sipas saj buka nuk duhet të pritet, pasi kontaminohet dhe është shumë e rrezikshme për klientët.
“Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimi i përgjithshëm , por veçanarisht nga sugjerimet e specialistëve të fushës , të mbrojtjes të shendetit, të mbrojtjes të konsumatorit, është e nevojshme të nderpritet prerja e bukës, kjo bëhet për të ruajtur në maksimum në kushtet e tanishme shëndetin e konsumatorëve, por në të njëtën kohë edhe për të ruajtur shëndetin e punonjësve tanë, prandaj kërkojmë nga të gjithë kolegët dhe specialistët që janë pjesë e rrjetit të Shoqatës të japin mendimet e tyre dhe të veprojmë bashkarisht duke ndaluar prerjen e bukës si një e keqe për përhapjen e Covid 19 në këto ditë të rrezikshme. Janë shumë nga furrat e bukës që po e aplikojnë mos prerjen e bukës dhe në këtë drejtim kemi dhe mirëkuptimin e mbështetjen e klientëve. Specialistët e mbrojtes konsumatorit , shëndetit etj, sugjerojnë që buka nuk duhet të pritet se kontaminon dhe është shumë e rrezikshme për klientët. Kërkojmë mendimin edhe të prodhuesve të bukës , sipërmarrësve por dhe të kunsumatorëve për këtë problem.”-njofton Shoqata.
Simone Inzaghi ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe ka pozuar me fanellën e Al-Hilal, ndërsa ish-trajneri i Interit përgatitet të…
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë. Kuqezinjtë…
Zyrtarët doganorë të Kroacisë kanë gjetur 11 pushkë automatike në automjetin e një shqiptari nga Kosova. Mediat bëjnë me dije…
Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes disa prej ish-banorëve kanë vijuar jashtë shtëpisë, këtë herë në…
Portugalia ka fituar me përmbysje përballë Gjermanisë, në ndeshjen e vlefshme për gjymsëfinalen e Nations League. Sfida e zhvilluar në…
Autoritetet veterinare kanë konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vendin tonë. Sëmundja është identifikuar…