Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Vjenë, në zyrën e OSBE-së pasi Shqipëria do të marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.
Kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur fjalën e tij në këtë takim të parë zyrtar me përfaqësuesit e shteteve të Europës ku ka bërë premtime të “mëdha”.
None found
Ndër të tjera ai ka përmendur krizën në Ukrainë duke premtuar zgjidhje. Pikërisht kjo fjali duket një tallje e pastër dhe patetizëm i skajshëm për shkak se në kaq vite qeverisje, Rama nuk ka mundur të nxjerrë as vendin e tij nga kriza, përkundrazi e ka thelluar atë.
Në një kohë kur vendi gjendet para një kaosi politik, Rama “mbyll” sytë” dhe nuk i kursen premtimet e fryra dhe lajle-lulet.
Ndër të tjera, teksa në Shqipëri po miratohet paketa anti-shpifje dhe fjala e lirë është në rrezik serioz, Rama serbes-serbes premtoi nga konferenca në Vjenë se do të nxisë fjalën e lirë dhe do të mbështesë lirinë e medias.
“Le të udhëheqim nëpërmjet shembullit. Synojmë të përcaktojmë si përparësi luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë që Evropa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në situatë të mirë roli jonë për paqe dhe demokraci janë fjalë kyçe dhe do jenë objektiva të përbashkëta. Parimet bazë të Helsinkit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, integriteti territorial mbeten një recetë dhe të pathyeshme si në të shkuarën.
Kjo shprehje përmban tri elemnte kryesore, së pari rëndësinë për të nderuar angazhimet dhe detyrime tona pasi s’mund të marrim angazhime të reja pa respektuar ato ekzistuese. Të fokusohemi tek instrumentet që zotërojmë dhe e treta përgjegjësia të ndahet mes 57 shteteve dhe të kemi një vizion dhe vullnet të përbashkët. Jemi të vendosur ta nisim nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe diskonflikti aty ku askush s’mund të shkojë. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Misioni i OSBE është i përfshirë në sigurimin e paqes dhe sigurisë. Ka pasur sinjale pozitive nga aty por rruga drejt paqes mbetet e gjatë”, theksoi Rama. /albeu.com/
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti fjalim në Forumin e Paqes në Paris, në panelin e diskutimit “Mbrojtja e Vijës: Sovraniteti në…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave…
Seanca e nesërme stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet paradite [...]Read More...
Kryeministri Rama ishte sot pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i…