Categories: Uncategorized

“Mos dhuno nënën e fëmijëve të tu”, nisin marshimet e grave këtë 8 Mars (FOTO LAJM)

Për disa gra tetë marsi shihet si ditë feste por të shumta janë dhe ato të cilat zgjedhin pikërisht të marshojnë në këtë ditë për të ngritur lart zërin e tyre e për të kërkuar barazi.

Nisur nga rastet e përsëritura të dhunës Shoqata e Grave me Probleme Sociale Durrës, ka organizuar me të gjitha gratë një marshim.

Marshimi ka nisur në orën 10:00 pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Durrës dhe vijoi më pas përgjatë gjithë rrugës drejt sheshit përpara Bashkisë Durrës.

“Këto vrasje na vënë të gjithëve përballë përgjegjësive për të punuar më shumë jo vetëm si shoqëri civile por dhe si qytetarë për të denoncuar çdo rast dhune ndaj gruas shqiptare e për të mundësuar minimizimin deri në zhdukje të rasteve të tilla. Ne shpresojmë që tashmë 8 Marsi të shihet si një ditë ku gratë të kërkojnë të drejtat dhe liritë e tyre dhe jo si një ditë për t’u festuar, por për të protestuar.” thanë organizatoret duke iu referuar vrasjes së Manjola Cukut dhe Hajdije Tasunit, ngjarje tragjike të ndodhura në fillim dhe pak ditë para se të mbyllej muaji shkurt.

Edhe në Tiranë, një grup i madh me pankarta në duar shihet të marshojë nga liqeni artificial. Gra por dhe vajza të reja bëjnë thirrje kundër dhunës, barzisë dhe të drejtës./albeu.com

të fundit

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

18 minutes ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

37 minutes ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

40 minutes ago

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…

52 minutes ago

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…

1 hour ago

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

1 hour ago