Kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta dhe ndërkohë jemi dhe në kushtet e ekzistencës së virusit COVID-19 në të gjithë vendin. Natyrisht që një vëmendje e shtuar duket të jetë tek produktet që konsumojnë çdo ditë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, jo vetëm nëpërmjet inspektimeve në terren por edhe mesazheve në rrjetet sociale dhe media, i është drejtuar konsumatorit shqiptar të tregojë kujdes në produktet që konsumon, të cilat mund të bëhen burim helmimesh që shpesh herë kanë pasoja tepër serioze në organizëm.
None found
Ditët e fundit AKU ka bërë thirrje konsumatorit që të mos e blejnë bukën e prerë, sidomos në kushtet e epidemisë së COVID-19. Yllka Allaraj inspektore e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit tregoi në “Wake Up” në Top Channel pse veçanërisht buka e prerë përbën rrezik kontaminimi, por pa përjashtuar edhe produktet e tjera ushqimore sidomos ato me origjinë shtazore.
‘Me fillimin e pandemisë, me një kërkesë të shoqatës së bukëve, është kërkuar që buka të mos pritet. Në inspektorët e AKUT i kemi monitoruar, këshilluar dhe inspektuar që ky produkt të mos pritet.
Gjatë prerjes i prishet struktura dhe duke ju prishur struktura, atij i ndryshojnë cilësitë fiziko-kimike të produktit. Vlerat ushqimore që ka ky produkt e ulin cilësinë e tyre, gjithashtu me prerjen e produktit bukë edhe mund të na kontaminojnë. Buka ka një përqindje lagështie dhe mund edhe të kontaminohet”, theksoi ai në “Wake Up”.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për…
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në…
Irlanda po organizon samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, në atë që konsiderohet operacioni më i…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…