Mbrëmjen e djeshme ka patur një debat në Opinion, ku Fevziu i është kthyer keq Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetajt.
Ai i kërkon ministrit t’i japë njerëzve lekët që i takojnë pasi sipas tij atje jashtë ka njerëz që po rrinë pa bukë.
Debati mes Fevziut dhe Ahmetajt:
Arben Ahmetaj: Mos e kalo ashtu me dorë.
Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua, a erdhën lekët? Se kush loboi tani, muhabet kot. Kemi sekonda më interesante se kush loboi dhe me kë loboi.
Arben Ahmetaj: Çfarë është interesante për mua, më lër ta vendos unë. Kur ta bën Saliu të njëjtën gjë, nuk ja kthen.
Blendi Fevziu: Tani, se ç’farë i kthej unë Saliut, nuk të jap përgjigje ty fare fare, more vesh apo jo?
Arben Ahmetaj: Po të kam parë.
Blendi Fevziu: Ti s’ke parë gjë hiç edhe mos bëj as trimin, as të fortin këtu, të më tregosh as Saliun dhe asnjeri tjetër. Jepi përgjigje qytetarëve aty për lekët që ke për t’i dhënë edhe mos qesh fare, sepse është situatë katastrofike. Ka qytetarë që po rrinë pa bukë.
Arben Ahmetaj: Mos më ndërprit.
Blendi Fevziu: Ta ndërpres fjalën dhe nuk të lë fare.
E ardhmja e Kristjan Asllanit është ende në dilemë. Edhe pse pas përfundimit të ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare mesfushori konfirmoi…
Universiteti Western Balkans organizoi një ceremoni solemne me rastin e akordimit të titullit akademik “Doctor Honoris Causa” për z. Yohei…
Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni…
Momente frike dhe paniku u regjistruan në elitën e futbollit kolumbian gjatë ndeshjes mes Independiente Santa Fe - Atletico Nacional.…
Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët”…
Gennaro Gattuso është ‘shumë pranë’ të bëhet përzgjedhësi i ri i Italisë, ka konfirmuar babai i tij. Ish-trajneri i Hajduk…