Categories: Uncategorized

Momenti i ekzekutimit të Hekuran Billës, sekuestrohen 17 kamera sigurie (VIDEO)

Ky është momenti i fundit i Hekuran Billës, ku u ekzekutua me 11 plumba 4 ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Në pamje shihet automjeti benz me portobagazh, teksa autorët qëllojnë dhe më pas kthehen për t’u larguar në drejtim të Pezës aty ku edhe dogjën automjetin.

Policia në këtë zonë ku ndodhi vrasja, në Komunën e Parisit, ka bërë sekuestrimin e mbi 17 kamerave të sigurisë, ku grupi hetimor ka dalluar edhe një makinë të dytë për të cilën ka dyshime të forta se ka ndjekur lëvizjet e Hekuran Billës, dhe se personat që kanë qenë në të kanë pasur dijeni që viktima do të takonte një nga familjarët pranë qendrës tregtare aty ku u bë edhe ekzekutimi i tij.

Billa kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika, por arsyet e udhëtimit të tij ende janë të paqarta.

Krahas disa pistave të hetimit, më kryesorja ku grupi hetimor është përqendruar është ajo e hakmarrjes, për shkak të të shkuarës së viktimës. Për këtë arsye policia ka shpallur në kërkim shkodranin Viktor Marku, pasi ai nuk është gjetur në shtëpi kur policia ka shkuar për t’a marrë në pyetje, si një nga të dyshuarit e vrasjes.

Ai është vëllai i Prel Marku, të riut që Hekuran Billa e ekzekutoi në vitin 2006 në një lokal në Angli, ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Në 2007, Hekuran Billa u dënua në Angli me 32 vite burg, por në 2016, u ekstradua për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, të cilin gjykata shqiptare ia kishte konverutuar në 25 vite burg.

Në shkurt të vitit 2019, gjyqtarja Enkeleda Hoxha, e liroi Billën, duke urdhëruar shërbim prove për të, për pesë vitet e ardhshme me kushtin që ai të rehabilitohej./tch

të fundit

EMRI/ Ngjarje e rëndë në kryeqytet! E reja indonezinane punonte si pastruese në një lokal, e braktisi foshnjen pas lindjes

Një 20-vjeçare me shtetësi indoneziane, Ayu Putri, është vënë në pranga nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 1…

54 minutes ago

“SPAK është treguar proporcional në kërkesa me rastin e Ballukut”, Meta nga qelia: Kjo çështje duhej zgjidhur politikisht me dorëheqje ose me shkarkim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë nga burgu për portalin “Syri.net”, ka vënë theksin te çështja…

1 hour ago

Aksident në Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerë mes tyre një fëmijë

Një aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Rëmbec, të Maliqit, me pasojë dy të plagosur mes tyre një fëmijë.…

2 hours ago

Emigrantët “dynden” në atdhe për festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë/ Pala greke punon vetëm me 2 sportele

Me afrimin e festave të fundvitit, fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia drejt vendit është rritur ndjeshëm. Në…

2 hours ago

Françeska Murati ndahet nga bashkëshorti, jeta e re në Tiranë

Françeska Murati është njëra ndër ish-banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania”. Që pasi mbaroi eksperiencën e saj…

2 hours ago

Tuneli i Kalimashit-Morinë “pushtohet” nga mjegulla, policia apel drejtuesve

Policia Rrugore i ka bërë apel të gjithë qytatarëve që lëvizin në segmentin rrugor Tuneli i Kalimashit-Morinë të lëvizin me…

3 hours ago