Mjeku Tritan Kalo në konferencën e dhënë për mediat nga task forca që është ngritur për masat e marra ndaj COVID-19, u shpreh se i kishte vizituar nga afër të dy personat që janë shtruar në Infektivin e QSUT-së.
Kalo tha se gjendja e tyre paraqitet e mirë, ndërkohë që temperatura e 28-vjeçarit nuk ka qenë më shumë se 37.2 gradë celsius.
Sipas mjekëve i riu mund të quhet dhe pacienti zero në Shqipëri, sa kohë që është pacienti i parë që është prekur.
Nga ana tjetër për 52-vjeçarin, Kalo tha se gjendja e tij është përkeqësuar, edhe për shkak se ka qenë prej shumë vitesh duhanpirës i rregullt.
“Të dy rastet janë te Infektimi dhe po marrin trajtimin e duhur. Dhoma kanë oksigjen dhe kanë minimumin e pajisjeve të nevojshme, nuk janë dhoma hoteli, por spitali. Janë në përputhje spitalore, më të mira të mundshme janë në përputhje me standartet botërore.
Do ia dalim mbanë në këtë beteje. Unë i kam vizituar vetë të dy këta pacientë, dhe gjendja e tyre është e mirë për momentin, djali nuk ka pasur temperaturë më të lartë se 37.2 gradë, ndërkohë që ka shenja pleumonare”, tha mjeku.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…