Categories: Uncategorized

Mjeku i njohur thirrje në emër të jetës: Shqiptarë, izolohuni në shtëpi!

Mjeku i njohur Tritan Kalo edhe ditën e sotme ka vendosur të japë një mesazh të fortë për shqiptarët.

Ai këmbëngul që shqiptarët të izolohen ndërsa bën thirrje në emër të jetës.

Postimi i Plotë

VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtëme:

1- të udhëve të zbrazura,

2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe

3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombasit e mi, vetëm atë të parën.

JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes.

Ju duam, POR duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten….Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..

Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!!…Together we will win that war!!!

të fundit

Portugalia fiton Ligën e Kombeve ndaj Spanjës me penallti

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. Joao Neves…

1 minute ago

Horoskopi 9 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta…

2 minutes ago

Bllokohet plotësisht segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, qytetarët të bllokuar me orë të tëra

Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, është i bllokuar totalisht. Burime për mediat bëjnë me dije se prej më shumë se 5 orësh,…

15 minutes ago

Miqtë që u bënë armiq/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë? 7 vrasje, Erjon Alibej pagoi 388 mijë €

“...kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka…

19 minutes ago

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

Në betejën globale kundër ndryshimeve klimatike, një ndihmës i papritur po del në skenë që janë pinguinët dhe jashtëqitjet e…

34 minutes ago

Plas te Polonia, Robert Lewandowski largohet nga kombëtarja pas sherrit me trajnerin

Në Poloni ka ndodhur një tronditje e madhe. Robert Lewandowski, një legjendë e gjallë e futbollit polak dhe kapiten i…

40 minutes ago