Aktori i madh i skenës shqiptare, Mirush Kabashi, kishte rreth dy vite që luftonte me një sëmundje të rëndë. Lajmin e dha një punonjëse spitali, e cila publikoi në maj të këtij viti një foto me aktorin e madh. Ata ndodheshin në ambientet e spitalit ku aktori ishte në një karrige me rrota.
Mjeshtri i madh sapo kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë. Ajo që të bën përshtypje është fakti që aktori i madh, sot 72 vjeç, nuk e ka humbur besimin dhe shpresën, sepse edhe në atë gjendje, ai pozon duke buzëqeshur.
Por çfarë bëhet sot pas disa muajsh me të madhin Mirush Kabashi? Siç mund ta shikoni nga fotoja, duket se shëndeti i aktorit është përmirësuar dukshëm.
I veshur sportiv, por i ndihmuar nga një shkop për të ecur. Kabashi është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Është me të vërtetë për t’u çuditur se si mund të strehohej një sëmundje në trupin e Kabashit. Të gjithë e dimë se ai kishte pasion të madh sportin dhe sidomos notin. Si një durrsak ekselent, Kabashi ushtrohej vazhdimisht me not dhe ishte shumë në formë, madje në një formë të rrallë fizike krahasuar me moshatarët e tij.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…