Categories: Uncategorized

Miratohet “paga e luftës” për 37 000 punonjës

Pagat e luftës janë një nevojë e madhe për njerëzit të cilët kanë mbetur mbyllur në shtëpi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se deri më tani është miratuar ndihma finciare në kuadër të paketës së dytë për 37 773 punonjës.

Deri më tani për ndihmën në fjalë është jepet vetëm një herë 40 000 lekë kanë aplikuar rreth 18 mijë biznese me 43 551 punonjës.

Kush përfiton

Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.

Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave deri në datën 10 prill 2020.

Dita e dorëzimit të E-sig 027 nuk duhet të jetë më e vonë se data 10 prill 2020.

Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nuk e përfitojnë ndihmën sipas pikës 3, të këtij kreu, punonjësit:
a) të cilët kanë përfituar sipas pikës 2, të këtij kreu.
b) të punësuar në subjektet:
me objekt veprimtarie tregtim të produkteve ushqimore, fruta – perime, farmaceutike;
e regjistruara që ushtrojnë aktivitet në profesione të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nëse subjekti i përmendur në pikën 5, të këtij kreu, ushtron disa lloje aktivitetesh, e përfitojnë ndihmën financiare vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

Kriteret e përfitimit

Ndihma financiare llogaritet dhe jepet për të punësuarit që figurojnë në listëpagesat e përditësuara sipas formularit ESig-027, deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të punësuarit.

Punonjësi që është në më tepër se një listëpagesë përfiton si ndihmë financiare vetëm një pagesë.

Punonjësit të cilët përfitojnë sipas vendimit nr.254, datë 27.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 000 000 lekë, ndihmës ekonomike dhe të pagesës të të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, nuk janë subjekt i këtij vendimi.

Për të përfituar nga ndihma financiare duhet që punonjësi të ketë qenë në marrëdhënie pune deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Subjektet aplikuese duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-filinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen:
a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; b) të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë:
emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e-mail-it.

të fundit

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer,…

14 minutes ago

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë…

34 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.5 lekë dhe shitet me 85.5 lekë. Euro, blihet me 97.5…

42 minutes ago

Parashikimi i motit 19 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë, në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell…

51 minutes ago

Liverpooli “çmendet” për Isakun, gati t’i ofrojë 177 milionë euro Newcastleit

Liverpooli po përgatitet të bëjë një tjetër lëvizje të madhe, këtë herë për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, raportojnë…

8 hours ago

Horoskopi 19 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por…

9 hours ago