Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, përcjell urime për besimtarët myslimanë me rastin e mbylles së agjërimit dhe festës së Fiter Bajramit.
Në një mesazh të publikuar nga ambasada gjermane në Tiranë, ministri Maas jep mesazhin e rëndësishëm se armëpushimi i thirrur nga Kombet e Bashkuara në mbarë botën nuk u dëgjua gjatë muajit të Ramazit, duke shtuar se “në disa syresh tentohet në mënyrën më të pamëshirshme të përmbushen fakte ushtarake nën hijen e krizës së Corona-virusit”.
Mesazhi i ministrit:
Të gjithë myslimaneve dhe myslimanëve u uroj Eid Mubarak, një festë të bekuar në mbyllje të agjërimit! Ramazani, Muaji i Agjërimit, tradicionalisht është jo vetëm një periudhë e tërheqjes brenda vetes por karakterizohet edhe nga bashkimi me miq e familjarë, bujaria në komunitet dhe lutjet e përbashkëta.
E di që kohët e fundit shumë njerëz i kanë përjetuar si veçanërisht të dhimbshme kufizimet e kontakteve për shkak të pandemisë. Por nga kjo situatë e vështirë kanë lindur e janë rritur edhe shumë gjeste kreative dhe bujare, që kanë dhënë shpresë.
Në të njëjtën kohë është e rëndë të shohësh që armëpushimi humanitar i thirrur prej Kombeve të Bashkuara në mbarë botën nuk u dëgjua as në muajin e Ramazanit në shumë kënde të botës. Në disa syresh tentohet në mënyrën më të pamëshirshme të përmbushen fakte ushtarake nën hijen e krizës së Corona-virusit.
Kjo frymëmarrje do të kishte qenë aq urgjentisht e nevojshme pikërisht për njerëzit në rajonet e prekura rëndë prej vitesh tanimë nga luftrat dhe konfliktet. Qeveria Federale nuk do të ngadalësojë angazhimin e saj mbarëbotëror në funksion të zgjidhjes së konflikteve dhe menaxhimit të pasojave të krizës së Corona-virusit.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…